FOTO & EMRI/ Durrës, kryente veprime të turpshme me vajzën e tij...

FOTO & EMRI/ Durrës, kryente veprime të turpshme me vajzën e tij 13-vjeçare, çarmatoset dhe arrestohet 56-vjeçari

50
0
Shares

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë Qemal Lushi 56 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i tij u bë pasi ndaj tij ka bërë kallëzim vajza e tij e mitur L. Lushi 13 vjeçe, e cila pohon se babai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe ka  kryer vepra të turpshme.
Gjatë kontrollit  të ushtruar në banesën e autorit të dyshuar iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale: një armë zjarri pistoletë e modifikuar dhe; 4  fishekë çifteje,të cilët i mbante pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vepra të turpshme”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Dhunë në familje”, parashikuar në nenet 108, 278 dhe 130/a të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY