DOKUMENTI/ Serbia gati për luftë me Kosovën, fton qytetarët për mobilizim ushtarak

DOKUMENTI/ Serbia gati për luftë me Kosovën, fton qytetarët për mobilizim ushtarak

44
0
Shares

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë që prej ditës së djeshme po shpërndan prej dje në çdo shtëpi e banesë, një dokument zyrtar të cilën Gazeta Blic ka arritur ta sigurojë, nëpërmjet ët cilit ftohen serbët për mobilizim ushtarak.
“Thirrje e Përgjithshme për regjistrim në Listën Ushtarake Në bazë të Nenit 15 të Ligjit për Shërbimin Ushtarak, të punës dhe obligimit për punësim e obligim material dhe Nenit 4, paragrafit 3 të Rregullores për kryerjen e shërbimit ushtarak për punësim e obligim material i ftojmë të gjithë të meshkujt e moshës madhore, shtetas të Republikës së Serbisë, të lindur në vitin 1999, dhe ata më të moshuar të cilët nuk e kanë kryer evidentimin në listat ushtarake që të lajmërohen në Qendrën e Ministrisë së Mbrojtjes për Vetëmbrojtje Lokale”, thuhet midis të tjerave në ktë ftesë.
Ata këshillohen që Në Rrugën Makedonska 42 Dhoma nr. 85 a të lajmërohen për regjistrim në Listat Ushtarake…
Në ftesë thuhet që “të gjithë shtetasit e Serbisë duhet të sjellin me vete edhe Letërnjoftimet kurse po kështu njoftohet që Regjistrimi fillon nga data 16. 1. 2017deri me datën 28. 2. 2017 nga ora 9:00 deri në ora 15:00”.
Kjo ftesë e Serbisë, vjen pas një varg provokimesh që shteti Serbia ia ka bërë Kosovës, duke nisur nga ndërtimi i murit në veri të vendit, pastaj ndalimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në Francë, bazuar në një fletë-arrest të Serbisë dhe së fundmi me trenin rus, raporton Gazeta Blic.com
dokument

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY