Zbulohet se pse dy vëllezërit u zunë me të riun në Vlorë...

Zbulohet se pse dy vëllezërit u zunë me të riun në Vlorë i cili më pas humbi jetën

54
0
Shares

Konflikti mes dy vëllezërve dhe një të riu nga Vlora përfundoi me vrasjen e Armando Rrapaj, 22 vjeç.
Shkaku i sherrit mendohet të jetë një zënkë brenda familjes pasi mes palëve ka lidhje krushqie.
Dy vëllezërit Merkaj janë martuar me dy kushërirat e viktimës dhe sipas Policisë, kjo dyshohet të jetë edhe zanafilla e konfliktit.
Ngjarja ndodhur të martën në orën 13:45, ku dy vëllezërit Nevruz dhe Klevis Merkaj goditën me thikë disa herë të riun.
Vëllezërit Merkaj, 27 dhe 20 vjeç u arrestuan nga policia, ku autori Klevisi u kap në flagrancë, kurse i vogli u prangos disa orë pas ngjarjes.
Fillimisht mes të rinjve ka pasur debat me fjalë fyese dhe më pas Klevisi goditi me thikë në zemër Rrapajn.
22-vjeçari u transportua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë në prag të hyrjes.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY