SKANDALI NË BOOM/Konservant toksik për drurin në domaten italiane që shitet...

SKANDALI NË BOOM/Konservant toksik për drurin në domaten italiane që shitet në Shqipëri

60
0
Shares

Emisioni BOOM në Rtv Ora News ka denoncuar tregtimin në tregun shqiptar të domates italiane Pomodorini, e cila është spërkatur me një pesticid të rrezikshëm i quajtur “Klorfenapyr”.

Pak kohë më parë, autoritetet gjermane kanë ndaluar rreptësisht futjen e kësaj domateje në tregun e tyre të brendshëm, ndërsa e kanë vënë në listën e alarmit në Bashkimin Evropian.

Kjo domate futet lirisht në vendin tonë, ndërsa Shqipëria nuk e njeh këtë pesticid dhe nuk i kryen dot analizat.

Gazetarët e BOOM shkuan pranë laboratorit të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe të Veterinarisë, ku nëpërmjet kamerave të fshehta u zbulua se ky pesticid nuk është në listën e analizave.

Nga ana tjetër, tregtarët thonë njëzëri se domatja vjen nga Italia dhe se ajo shitet më shumë për shkak se është më e fortë se domatja qershi e vendit.

Pesticidi në fjalë, sipas ekspertëve, ndihmon në ruajtjen e produktit.

Shefja e sektorit laborator në Institutin e Shëndetit Publik, Linda Tafaj tha për emisionin BOOM se pesticidi “Chlorfenapyr” përdoret në Bashkimin Evropian si konservant për drurin. Ajo tha se është tejet e rrezikshme tek njerëzit dhe se ka efekt toksik afatgjatë.

Po çfarë ndodh realisht në tregjet tona?

Gazetarja: Pomodorini janë të vendit?

Shitësi: Italiane janë, nga Siçilia.

Gazetarja: Kjo Pomodorini?

Shitësi: 2800 lekë.

Gazetarja: Nga vinë?

Shitësi: Siçiljane janë.

Gazetarja: Vendi, nga vjen kjo?

Shitësi: Nga Siçilia është dhe kjo. Kjo është 3800 lekë, është më cilësore.

Gazetarja: Po njësoj ngjajnë në pamje të parë.

Shitësi: Është më e fortë.

Shitësi: Italiane janë.

Gazetarja: Sa është kg?

Shitësi: 3800 lekë. E vendit nuk futet në treg.

Gazetarja: Pse?

Shitësi: Është e butë.

Gazetarja: Këto mbajnë më shumë?

Shitësi: Po qëndrojnë goxha.

Gazetarja: Na thanë që janë më të shijshme të vendit.

Shitësi: Jo.

Gazetarja: Këto domatet janë të vendit?

Shitësi: Italiane.

Për të siguruar për cilësinë e domates, gazetarja e emisionit BOOM ka shkuar pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.

Gazetarja: Ku është vendi ku dorëzohen analizat?

Laborantja: Çfarë analizash?

Gazetarja: Për domaten.

Laborantja: Këtu! Për momentin këtë lloj pesticidi nuk e kam në listë shërbimesh, nuk e mbaj fare. Për momentin nuk bëhet.

Gazetarja: Është bërë ndonjëherë?

Laborantja: Te lista e pesticideve tona nuk është.

Gazetarja: Nuk ekziston fare si pesticid?

Laborantja: Jo! Dmth, mbase në 2017-n të bëhet si kërkesë. Nuk është kiti për ta analizuar këtë lloj pesticidi. Tani do vijë baza materiale, meqë kërkohet se duhet të dimë çfarë kërkohet.

Gazetarja: Në Bashkimin Evropian….

Laborantja: Ne nuk jemi akoma në nivelin e Bashkimit Evropian, se me qenë do futeshim ne. Janë disa gjëra që ne nuk i bëjmë, prandaj ato nuk na pranojnë ne, jo se nuk na duan. Kisha fiksuar në listën e pesticideve që ne analizojmë deri në 30 e ca dhe këtë “Chlorfenapyr” nuk e kisha parë. Tani kjo i hidhet domates për ruajtje? Nuk e kisha parë këtë. problemi është që nuk e analizojmë në momentin që do ta analizohet, ne lajmërojmë AKU. Pastaj do ta merrni vesh, ose do vish prapë ti. Në 2017 do të bëjmë si kërkesë.

Gazetarja: Për ta sjellë në 2018-n?

Laborantja: Megjithatë, ta mbaj unë këtë. Ta mbaj dhe numrin tënd në momentin që vjen, unë të marrë vetë.

Gazetarja: Derisa nuk ka është e kotë.

Laborantja: Jo nuk ka në asnjë vend në Shqipëri, që ta kesh të sigurt.

Intervista me Linda Tafaj, shefe e sektorit laborator në Institutin e Shëndetit Publik.

Gazetarja: Çfarë mund të na thoni për pesticidin “Chlorfenapyr”?

Tafaj: Ky pesticid nuk është i njohur në Shqipëri sepse nuk është i regjistruar nga Ministria e Bujqësisë për përdorim si lëndë aktive në produktet për mbrojtjen e bimëve. Nuk është as i aprovuar si lëndë aktive për përdorim në biocide nga Ministria e Shëndetësisë. Nuk është i autorizuar në Bashkimin Evropian as si produkt për mbrojtjen e bimëve. Është i autorizuar për t’u përdorur si konservant për drurin.

Diçka për sa i përket vetive që ka kjo substancë. Është toksike në qoftë se merret përmes frymëmarrjes. Është e dëmshme në qoftë se merret përmes gëlltitjes dhe është shumë toksike për organizmat ujor sidomos për organizmat vertebror dhe e ka këtë efekt toksik afatgjatë. Në qoftë se një substancë është e ndaluar të përdoret në një vend, atëherë gjetja e asaj në një produkt ushqimor është alarmante. Normalisht është shkelje e ligjit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY