Ardit Gjebrea ka pasur një moment kur nuk kishte asnjë lek

Ardit Gjebrea ka pasur një moment kur nuk kishte asnjë lek

84
0
Shares

Këngëtari dhe drejtuesi i spektakleve, Ardit Gjebrea ka treguar sot në një forum ku flasin njerëzit e suksesshëm në Tiranë, kohën kur ai nuk kishte asnjë lek dhe mendonte si do ta kalonte natën ndërkohë të mposhte edhe urinë bashkë më familjen e tij.

Gjebrea tha se këtë moment e ka vuajtur kur ishte në Itali. Ishte 31 dhjetori i vitit 1992 dhe ku duhej ta kalonte këtë mbrëmje vetëm me 30 mijë lekë shqiptare.

“Ishte 31 dhjetor dhe unë me gruan dhe djalin që ishte vetëm 2 vjeç kishim gjithsej vetëm 30 mijë lireta, që janë pak a shumë 30 mijë lekë të vjetra. Ne duhet të festonim Vitin e Ri dhe të vazhdonim jetën me aq para. Nuk kishim asgjë për të ngrënë. E kishim traditë në familjen tonë, unë kisha marë gjithmonë një dhuratë… (përlotet)… dhe unë vajta i bleva djalit tim një makinë të vogël, 5 mijë lireta… Ishte një moment shumë i vështirë, por ka kaluar. Ndaj djali im është forca ime që më frymëzon gjithmonë”.

Gjebrea është sot nga njerëzit më të paguar të televizioneve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY