Përgjime me kamera në banesa, këto janë institucionet që do të na...

Përgjime me kamera në banesa, këto janë institucionet që do të na survejojnë

76
0
Shares

Shqiptarët do të jenë më të përgjuar se herët e tjera madje dhe brenda shtëpive me kamera. Projektligji i ri i paraqitur në Kuvend, si pjesë e paketës së reformës në drejtësi, “Për përgjimin e komunikimeve elektronike” do të japë mundësi të pakufizuar organeve të specializuara, tashmë dhe me synimin e parandalimit të ndonjë krimi, të “fusin hundët” dhe në ambientet private, shtëpi apo vende të tjera te të dyshuarit.
Përgjimet do të kenë dhe në forma të tjera si me videoresgjistrime dhe kjo parashikon vendosjen e kamerave në ambientet e brendshme private. Emailet, telefonatat, komunikimet e tjera elektronike, si dhe videoregjistrime, bisedat private dhe publike janë tashmë të përfshira në .
 
“Në pikën 1 pas fjalëve “…SHISH realizon vetëm proceset teknike te përgjimit…” shtohen fjalët “…komunikimeve elektronike, video survejimit të fshehtë të mjediseve private dhe publike ose të dëgjimit dhe regjistrimit të fshehtë të bisedave në mjediset publike dhe private…”, thuhet në nenin 12 të këtij drafti. Relacioni shoqërues i këtij projektligji bën të qartë se në çështjen e përgjimeve ka pasur përplasje mes institucioneve, ose paqartësi, ose cilësi të dobët të përgjimeve, mes Policisë apo Prokurorisë së Përgjithshme. Ky projektligj pritet të hapë shumë debate në lidhje me respektimin e jetës private, e parashikuara në Konventën e të Drejtave të Njeriut, apo dhe te vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut shkruan “Shekulli”.
“Ndryshimet në ligjin nr.9157, datë 04.12.2003”Për përgjimin e Komunikimeve elektronike “ I ndryshuar ,janë reflektim i gjetjeve dhe problematikave të evidentuara në dokumentin analitik si: “Procedura për kryerjen e përgjimeve/ mbikëqyrjeve të komunikimit janë problematike. Ndërsa KPP duket se lejon autorizimin e përgjimit dhe mbikëqyrjen/ kontrollin nga çdo prokuror, një ligj i vitit 2003 e ka centralizuar përgjimin në Prokurorinë e Përgjithshme. Nuk është e qartë nëse të gjitha përgjimet duhet të kryhen në Prokuroria e Përgjithshme (përfshirë, për shembull, sinjalet marrëse nga pajisje përgjimi) ose nëse kjo vlen vetëm për përgjimin e thirrjeve telefonike.
Në praktikë, ndërsa përgjimi I thirrjeve telefonike bëhet në Prokuroria e Përgjithshme , përgjimi i komunikimeve të tjera kryhet në zyrat e Policisë së Shtetit, një situatë që krijon probleme ligjore. Qoftë kur zbatohet për thirrjet telefonike ose për të gjitha format, përgjimi i centralizuar nuk është një zgjidhje e efektshme, sepse koordinimi verbal ndërmjet prokurorit të çështjes, që kërkon përgjimin, dhe oficerit të Policisë Gjyqësore, që e kryen atë nga ambientet e PP- së, është minimal. Kjo sjell si pasojë cilësinë e dobët të përgjimeve”, thuhet në relacionin e këtij drafti.
Ndërsa theskohet se në dokumentin e Strategjisë përmendet nevoja e një legjislacioni, i cili duhet të parashikojë rregulla të qarta për përgjimin e komunikimeve dhe përdorimin e provave të marra nga qytetarët, apo media si dhe përcaktohet se ndryshimi i Kodit së Procedurës Penale dhe legjislacionit për komunikimet elektronike, duke parashikuar dispozita që lehtësojnë hetimin e veprave penale në fushën e korrupsionit, të tilla si afate të posaçme, aksesi i papenguar i hetuesve në të dhënat telefonike dhe elektronike, zgjerimin e rrethit të provave tej parashikimeve klasike dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare, duke lejuar përdorimin agjentit provokator, regjistrimeve dhe filmimeve të marra nga individët dhe media, dëshmive të dhëna nga dëshmitarët anonimë.
 Institucionet që përgjojnë
Përgjimet nuk do të jetë një e drejtë ekskluzive e Prokurorisë së Përgjithshme, por për të gjithë prokuroritë, e veçanërisht Byroja Kombëtare e Hetimit. Ndërsa pajisja e përgjimit nuk do të jetë më në varësi të këtij institucioni, por te Prokuroria e Posaçme. “Brenda tre muajve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, pajisjet që bëjnë të mundur proceset teknike të përgjimit sipas këtij ligji do të instalohen në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme përcakton me vendim datën kur përfundon instalimi sipas paragrafit 1. Brenda 10 ditëve pas këtij vendimi, çdo përgjim i autorizuar dhe që është duke u kryer, nën juridiksionin e Prokurorisë së Posaçme e transferohet në Prokurorinë e Posaçme.
Çdo material tjetër përgjimi çështjet që janë në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme transferohen sipas kërkesës përveçse kur asgjësohen në përputhje me dispozitat e këtij ligji. Udhëzimi i përbashkët sipas nenit 20 paragrafit 2 të këtij ligji nxirret brenda 3 muajve pas krijimit të Prokurorisë së Posaçme”, thuhet në neinn 27 të projektit . Ndërsa çdo shërbim informativ mund të realizojë përgjime. “Drejtori i SHISH-it, Ministri i Brendshëm, Ministri i Mbrojtjes si dhe çdo ministri, që ka në varësi shërbime informative/policore të krijuara me ligj, miraton ose refuzon kërkesën për përgjimin e komunikimeve elektronike nëpërmjet pajisjeve te komunikimit elektronik, dhe video survejimin e fshehtë të mjediseve private dhe publike.
Prokuroria kompetente paraqet kërkesën për përgjimin e komunikimeve me anë të pajisjes elektronike  të komunikimit ose video survejimeve të fshehta në vende publike dhe private tek kryetari i gjykatës së posaçme të apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ose në mungesë të tij tek  zëvendëskryetari. Kryetari i gjykatës së posaçme të apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ose në mungesë të tij, zëvendëskryetari pas shqyrtimit të kërkesës me shkrim për përgjim, miraton ose refuzon kërkesën për përgjimin e komunikimeve me anë të pajisjes elektronike të komunikimit, ose video survejimit të fshehur të ambienteve publike dhe private”, theksohet në nenin 8 të projektit.
Sipas ndryshimeve kushtetuese të propozuara përveç Prokurorit të Përgjithshëm edhe Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme do të ketë kompetenca në fushën e drejtësisë penale. Të njëjtat kompetenca të dhëna Prokurorit të Përgjithshëm, siç thekson dhe relacioni, duhet t’i jepen Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Byroja Kombëtare e Hetimit, si një seksion i specializuar i Policisë Gjyqësore, në Prokurorinë e Posaçme, duhet që, në bazë të këtyre ndryshimeve të ketë të njëjtën mundësi si Policia e Shtetit.
Përgjime dhe pa vendim gjykate
Për realizimin e përgjimeve merret një vendim gjykate, sipas një procedure të përcaktuar. Përgjimet e realizuara ruhen deri në 3 muaj, e më pas me vendim gjykate mund t’i shtyhet afati i ruajtjes së tyre, jo më shumë se sa tre muaj. Por një nen i posaçëm parashikon këto përgjime të nisin pa një vendim gjykate, veç me një leje të dhënë nga kryetari i Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit.
“Për situata emergjente, me kërkesë verbale te drejtuesit te institucionit shtetëror informativ, sipas nenit 6 te këtij ligji, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme ose një prokuror i autorizuar prej tij sipas nenit 8 të këtij ligji, kryetari i gjykatës së posaçme te apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, urdhëron me shkrim realizimin teknik te procesit te përgjimit ose video survejimit. Urdhri regjistrohet
menjëherë ne evidencat e bërthamës komanduese elektronike prokurorisë kompetente dhe te specialistet e Strukturës Përgjegjëse të Përgjimeve në SHISH ose seksionit të përgjimeve të Policisë së Shtetit, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme. Me regjistrimin e urdhrit, specialistet e Sektorit te Përgjimeve ose të seksionit të përgjimeve të Policisë së Shtetit, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme realizojnë procesin e përgjimit. Brenda 8 orëve nga fillimi I përgjimit ose video survejimit, institucioni shtetëror informativ qe ka bere kërkesën, i paraqet Prokurorit të Përgjithshëm ose Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kërkesën e rregullt me shkrim, e cila përmban arsyet e veprimeve emergjente se bashku me komunikimin e përgjuar te zbardhur. Mbi këtë baze merret vendimi përkatës brenda 24 orëve për vazhdimin ose ndërprerjen e përgjimit”, thuhet në nenet e këtij drafti.
Informimi i qytetarëve
Ndërsa në nenet e mëposhtme përcaktohet se “Prokuroria kompetente, brenda 15 ditëve nga marrja e kërkesës me shkrim të një qytetari duhet ta informojë atë nëse ndaj tij është marrë ndonjë masë e përgjimit parandalues. Qytetari ka të drejtë të kërkojë dokumente mbi të dhënat e mbledhura. Të dhënat e mbledhura mund të vihen në dispozicion të qytetarëve, pa emrin e punonjësit i cili i ka mbledhur ato, si dhe pa të dhënat mbi burimet e informacionit të agjencive mbi sigurinë dhe inteligjencës dhe palëve të treta. Prokuroria kompetente nuk është e detyruar të veprojë sipas dispozitave të paragrafit 1 të këtij neni nëse : a) njoftimi mund të rrezikojë zbatimin e detyrave të prokurorisë, b) informacioni mund të çojë në rrezikun e sigurisë së një personi tjetër, c) informacioni mund të çojë në pasoja të dëmshme për sigurinë kombëtare ose interesat kombëtare të Shqipërisë.”
Instituconet që kryejnë përgjimet
Nenet e projektligjit
Pika 2 me përmbajtje si vijon:
“2. “Prokuroria kompetente” nënkupton Zyrën e Prokurorisë të Përgjithshëm me përjashtim të veprave penale të origjinës/fillestare brenda kompetencës së Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të cilat prokuroria kompetente është Prokuroria e Posaçme.”
Pika 1 e nenit 3 bëhet “Pika 3.” Duke u zëvendësuar fjalët “Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm” me fjalët “prokuroria kompetente “
Pika 2 e nenit 3 bëhet “Pika 4” dhe pas fjalëve “… të komunikimeve elektronike…” shtohen “…si dhe sjelljet dhe bisedat e kryera në vendet private dhe publike…”
Pika 6 e nenit 3 bëhet “Pika 8” dhe pas fjalëve “…së mbërritjes…” shtohen “…si dhe video survejimi i fshehtë i mjediseve private dhe publike dhe dëgjimi e regjistrimi i fshehtë i bisedave në mjediset private dhe publike…”.
Neni 8 ndryshon si vijon :
“Neni 8
Dhënia e të Drejtës për Përgjim
Drejtori i SHISH-it, Ministri i Brendshëm, Ministri i Mbrojtjes si dhe çdo ministri, që ka në varësi shërbime informative/policore të krijuara me ligj, miraton ose refuzon kërkesën për përgjimin e komunikimeve elektronike nëpërmjet pajisjeve te komunikimit elektronik, dhe video survejimin e fshehtë të mjediseve private dhe publike.
Prokuroria kompetente paraqet kërkesën për përgjimin e komunikimeve me anë të pajisjes elektronike të komunikimit ose video survejimeve të fshehta në vende publike dhe private tek kryetari I gjykatës së posaçme të apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ose në mungesë të tij tek zëvendëskryetari.
Kryetari i gjykatës së posaçme të apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ose në mungesë të tij, zëvendëskryetari pas shqyrtimit të kërkesës me shkrim për përgjim, miraton ose refuzon kërkesën për përgjimin e komunikimeve me anë të pajisjes elektronike të komunikimit, ose video survejimit të fshehur të ambienteve publike dhe private.
Neni 9 ndryshon si më vijon:
Kryetari i gjykatës së posaçme të apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ose në mungesë të tij, zëvendëskryetari, merr vendim me shkrim për kërkesën për përgjim, i cili hartohet ne tri katër kopje. Një kopje e vendimit që miraton ose refuzon kërkesën, mbahet ne bërthamën komanduese elektronike te Prokurorisë kompetente, një e mban Struktura Përgjegjëse e Përgjimeve në SHISH dhe një kopje institucioni qe ka bere kërkesën dhe kopja e katërt mbahet në gjykatë.
Kërkesa për marrjen e masave për mbledhjen e të dhënave sekrete është konfidenciale. Zyrtarët dhe personat e tjerë të përfshirë në procesin e vendimmarrjes duhet të mbajnë çdo informacion që ata kanë mësuar konfidencial.
Vendimet e përgjimit janë te vlefshme për komunikime nëpërmjet pajisjeve te telekomunikacionit komunikimit elektronik brenda territorit te Republikës se Shqipërisë ose jashtë saj, kur ka marrëveshje dypalëshe.
Në nenin 11 ndryshon si vijon:
Pas marrjes se vendimit për përgjim, kur vihet re se pajisjet fundore te subjektit qe përgjohet janë shtuar ose ndryshuar, nuk përsëritet kërkesa për përgjim. Ne këtë rast institucioni qe ka kërkuar përgjimin është i detyruar te njoftoje me shkrim për pajisjen e re fundore, kryetarin e gjykatës së posaçme të apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ose në mungesë të zëvendëskryetarin dhe Strukturën Përgjegjëse e Përgjimeve në SHISH. Afatet e përgjimit ne këtë rast mbeten te pandryshuara.
Në nenin 12 ndryshon si vijon:
Në pikën 1 pas fjalëve “…SHISH realizon vetëm proceset teknike te përgjimit…” shtohen fjalët “… komunikimeve elektronike, video survejimit të fshehtë të mjediseve private dhe publike ose të dëgjimit dhe regjistrimit të fshehtë të bisedave në mjediset publike dhe private…” .
Në nenin 14 bëhen shtesat dhe ndryshimet si vijon:
1.“Të gjitha vendimet për përgjimin e komunikimeve elektronike, video survejimin e fshehtë të mjediseve private dhe publike ose dëgjimin dhe regjistrimin e fshehtë të bisedave në mjediset publike dhe private janë te vlefshme për një periudhe deri ne tre muaj .
Për çdo zgjatje te këtij afati ose për masat e reja që merren, institucioni shtetëror informativ I paraqet kryetarit të gjykatës së posaçme të apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ose në mungesë të tij, zëvendëskryetarit një kërkesë më shkrim dhe të arsyetuar së bashku me materialin e deriatëhershëm te zbardhur. Kryetari ose zëvendëskryetari sipas këtij neni, autorizohet të kërkojë shpjegime ose arsye shtesë për zgjatjen e afatit ose masat e reja të kërkuara.
Çdo zgjatje afati ose masat e reja nuk mund te jenë me tepër se tre muaj.
Nëse ndodh një ndryshim, qe çon ne përfundimin se përgjimi apo video survejimi nuk është me I nevojshëm ose praktik për t’u zbatuar, atëherë, me kërkesë me shkrim te institucionit shtetëror informativ, vendimi revokohet.
Në nenin 15 pika 1 ndryshon si më poshtë:
1. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurori i Përgjithshëm sipas kompetencave të tyre kanë te drejte te njihen ne çdo kohe, nga drejtuesi i institucionit qe ka kërkuar përgjimin, me rezultatet e përgjimit si gjate afatit te përgjimit, ashtu edhe pas përfundimit te tij. /Shekulli/
.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY