Mbledhja e grupit të PD: Për votimin elektronik deri në protesta

Mbledhja e grupit të PD: Për votimin elektronik deri në protesta

40
0
Shares

Pas nënshkrimit të memorandumit me aleatët, ku u listuan kushtet për zgjedhjet e ardhshme parlamentar, kreu i PD-së, Basha ka informuar deputetet në mbledhjen e grupit parlamentar.
Mes diskutimeve ka rënë në sy mbështetja që ai ka marrë për kushtin lidhur me zgjedhjet, nga deputeti Genc Ruli, shpesh herë kritik i hapur i Bashës
“Për të pasur zgjedhje normale ja vlen të shtyhet data e zgjedhjeve”-mësohet të ketë thënë Ruli.
Ndërkohë deputeti Aldo Bumçi ka theksuar nevojën e përgatitjes së një varianti për këtë çështje.
“Duhet të përgatisim variantin tonë dhe nëse e nisim aksionin duhet ta përfundojmë”- ka thënë ai.
Nënkryetari i Parlamentit, Edmond Spaho ka propozuar që të bëjnë presion duke dalë nga parlamenti. Ndërsa Bregu tha se përgjegjësia është e PD
Të dalim nga parlamenti për presion, kemi memorandum me 22 parti- tha ai.
Deputetja Majlinda Bregu ka deklaruar se pavarësisht aleatëve barra e madhe në këtë rast është e Partisë Demokratike.
“Jo 22 parti, por 52 të jenë aleatët tanë, barra është e jona. Unë nuk jam për të dalë nga parlamenti”- ka thënë Bregu, duke shtuar A jemi të sigurt se jemi gati për protesta?
Ne te njejten linje ishte edhe deputetja Jozefina Topalli.
Memorandumi/ Basha dhe aleatët dalin njëzëri: Ja kushtet për zgjedhjet
Opozita ka konsoliduar qëndrimin e saj për zgjedhjet duke i vendosur kushtet shumicës parlamentare.
Me anë të një memorandumi të nënshkruar nga partitë e koalicionit opozitar, u theksua se votimi dhe numërimi elektronik është një kusht thelbësor për garantimin e votës së lirë e të ndershme.
Nënshkrimi i tij u bë gjatë takimit të sotëm të Bashës me krerët e partive aleate, qëndim që iu bashkuan edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe kreu i AK, Kreshnik Spahiu.

PARTITË NËNSHKRUESE
Partia Demokratike
Partia Republikane
Partia Demokristiane
Partia Levizja per Zhvillim Kombetar
Partia Agrare Ambjentaliste
Partia Bashkimi i te Drejtave te Njeriut
Partia Levizja e Legalitetit
Partia Balli Kombetar
Aleanca Kuqezi
Aleanca Ekologjike Europiane
Partia e te Drejtave te Mohuara e Re
Partia Kombetare Konservatore
Partia Popullore Kristiandemokrate
Partia Lidhja Demokristiane
Partia Ora e Shqiperise
Partia Bashkimi Demokratik
Partia Bashkimi Liberal Demokratik
Partia Konservatore
Partia Mendimi i Djathte Liberal
Partia B.P. Prensionisteve Shqiptare
Partia Demkoracia e Re Europiane
Partia per Liri Demokraci Etike
Partia Balli Kombetar Demokrat

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY