Komisioni hetimor për CEZ, dëshmitarët mungojnë, Bode: Mos dilni në përfundime të...

Komisioni hetimor për CEZ, dëshmitarët mungojnë, Bode: Mos dilni në përfundime të parakohshme

52
0
Shares

Është mbledhur sot  komisioni hetimor parlamentar mbi  cështjen “CEZ”.
Kryetari i komisionit Taulant Balla ka kërkuar sjelljen me forcë të dëshmitarit Nuel Kalaj, i konsideruar si sekser mes qeverisë shqiptare dhe  çekëve.
Balla ka paraqitur disa email-e  të shkëmbyera mes Kalajt dhe çekëve në Shqipëri dhe në Pragë.
“Këto email-e duhen përkthyer pasi përmes tyre mund të hedhim dritë mbi disa ngjarje. Është me rëndësi që asnjë parti politike të mos e marrë në mbrojtje dëshmitarin”,  tha Balla. Po ashtu është kërkuar sjellja me forcë edhe e dëshmitarit tjetër Hamza Merxhani i cili ndodhet jashtë shtetit.

Balla ka cituar një nga email-et , i cili sipas tij tregon se si kompania çeke u favorizua .  “Në mënyrë të çuditshme, borxhi i keq për CEZ ndryshoi nga 4 në 14 për qind, në dëm të shtetit shqiptar”, ka thënë Balla.
Ai ka shtuar se  do të bëhen kontrolle edhe për transfertat bankare të bëra mes CEZ dhe sekserit Kalaj, si dhe lëvizjet e tij përmes sistemit TIMS.

Ridvan Bode, deputet i opozitës në këtë komision  i ka bërë thirrje Taulant  Ballës që të mos dalë në përfundime të parakohshme  pa dëgjuar më parë dëshmitë e personave të përfshirë në këtë çështje.
Bode ka theksuar se, në këtë komision duhet të thirren për të dëshmuar jo vetëm sekseri, por edhe drejtues të kompanisë CEZ.
“Keni bërë hero një personazh, Nuel Kalaj, dhe po flisni në të gjitha televizionet për të, por s’po e sillni dot për të deponuar. Le të marrim edhe drejtorin e CEZ këtu e të thotë përse i ka dërguar këto para. Nuk mund të supozojmë ne se Haçeku ia ka dhënë Nuel Kalajt këto para për këtë apo për atë arsye. Thirreni këtu të deponojë”, ka thënë Bode.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY