DETAJE/ Ja skema e atentatit ndaj të riut në Vlorë

DETAJE/ Ja skema e atentatit ndaj të riut në Vlorë

40
0
Shares

Viktima Jetnor Toro njohur edhe me emrin Refit dyshohet se ka ardhur nga zona e Vlorës ka bërë rrethrrotullimin në Skelë ka ecur në rrugën përballë Universitetit.
Ai është kthyer për tek një karburant sërish për të ecur në Skelë. Ka ndalur makinën afër një karburanti.
Në makinë kanë qenë dy vetë, Jetnori ose Refiti me një tjetër. Jetnori ka qenë duke biseduar gjatë në telefon me dikë tek vendi ku ndodhi vrasja, ka ndaluar për rreth gjysmë orë.
Në momentin  kur ka ndaluar i është afruar një person dyshohet me kapele i kamufluar ka hapur derën e pasagjerit dhe ka nxjerrë pasagjerin që ishte me të, e ka nxjerrë nga dera dhe ka goditur me plumb direkt viktimën.
Plumbi e ka kapur në qafë dhe një në bark. Hetimet dyshohet se vrasësi i dinte lëvizjet e 32 vjecarit.
Pasi e ka qëlluar ai ka ikur mes pallateve dhe mendohet se është ndihmuar nga persona të tjerë, por kjo ende e pakonfirmuar zyrtarisht.  Pista kryesore e hetimit është ajo e prishjes së pazareve të drogës.
Refit Toro, 32 vjeç, u ekzekutua mbrëmjen e së dielës në qytetin e Vlorës në një atentat të ndodhur pranë ish-Parkut të Tregtisë. 32-vjeçari ishte duke parkuar automjetin, kur autorët janë afruar me makinë dhe kanë qëlluar disa herë me automatik.
Dyshohet se autori pasi ka kryer krimin është larguar me shpejtësi me një automjet. Policia ka ngritur pika kontrolli në rrugët dalëse dhe hyrëse të qytetit të Vlorës me qëllim kapjen e tij. Ende nuk dihet shkaku i këtij atentati, por dyshohet se krimi ka motiv hakmarrjen.
Pak pas ngjarjes, Policia bëri me dije se, 32-vjeçari njihej si person me precedent kriminal dhe me rekorde të theksuara kriminale. Toro jetonte jashtë Shqipërisë dhe prej pak kohësh ishte kthyer dhe jetonte në Tiranë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY