Presidenti serb: I gatshëm ta dërgoj ushtrinë në Kosovë nëse…

Presidenti serb: I gatshëm ta dërgoj ushtrinë në Kosovë nëse…

40
0
Shares

Presidenti i shtetit  serb, Tomislav Nikoliq ka deklaruar sot se si komandant suprem i forcave të armatosura është i gatshëm që, nëse jetët e serbëve në Kosovë rrezikohen, t’i nisë forcat e Serbisë në Kosovë.

“Derisa të jem në këtë funksion do të përpiqem që të mos luftoj me askënd. Nëse kjo do të jetë e pamundur, do të përpiqem si komandant suprem, ta marr përgjegjësinë për vendimet e mia”, deklaroi Nikoliq duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas mbledhjes së Këshillit për Sigurinë Kombëtare, përcjell Koha.net.

I pyetur nëse është i gatshëm ta dërgojë ushtrinë në Kosovë, Nikoliqi e pohoi: “Po që se i vrasin serbët, të gjithë do të shkojmë atje, e jo vetëm ushtria. Ja, edhe unë do të shkoj i pari, nuk do të ishte kjo hera e parë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY