DETAJE/ Fieraku rreh në mes të rrugës ish-të dashurën, nuk pranonte fundin...

DETAJE/ Fieraku rreh në mes të rrugës ish-të dashurën, nuk pranonte fundin lidhjes

67
0
Shares

Policia e kryeqytetit ka arrestuar një fierak 47-vjeçar, i cili dyshohet se prej dy muajsh ka përndjekur ish-të dashurën e tij, duke i shkaktuar gjendje ankthi e frike.
Edhe pse vajza përndiqej prej më shumë se dy muajsh, ajo është bindur që ta denoncojë në Polici ish-të dashurin vetëm paraditen e së mërkurës, pasi një natë më parë ishte dhunuar fizikisht nga ai në mes të rrugës, shkruan Panorama.
Pas kësaj ngjarjeje, shtetasja 31-vjeçare, me iniciale S.L., është drejtuar në Komisariatin nr. 2, ku ka bërë kallëzim ndaj shtetasit Renato S., 47-vjeçar, banues në Fier.
E dëmtuara ka dëshmuar para oficerëve të Policisë, duke treguar episodet e dhunës së vazhdueshme psikologjike dhe përndjekjen që i bënte ish-i dashuri, për arsye se ajo nuk pranonte që t’i rikthehej lidhjes me të.
Ndërsa është shprehur se për të njëjtën arsye, duke qenë se ajo nuk po u përgjigjej më telefonatave të tij, shtetasi Renato S. e ka pritur në mbrëmje kur është kthyer në shtëpi dhe e ka rrahur në mes të rrugës, në sy të disa kalimtarëve.
Vajza ka deklaruar se prej të paktën dy muajsh po përjeton ankth dhe frikë për shkak të mesazheve dhe telefonatave kërcënuese, madje për këtë arsye nuk kishte mundur që të kërkonte ndihmën e Policisë.
Ajo ka treguar se 47- vjeçari është i divorcuar dhe jeton në Fier. Ndërsa me të ka pasur një lidhje dashurie që ka zgjatur diçka më shumë se 2 vite e gjysmë. Lidhje që vajza pretendon se i ka dhënë fund vetë, për shkak të xhelozisë së shtetasit Renato S., por edhe për shkak të distancës, duke qenë se 31-vjeçarja jeton në Tiranë, ndërsa i dyshuari në Fier.
Por ky fakt nuk është pranuar asnjëherë nga autori, i cili edhe pse kishin 6 muaj që ishin ndarë, i kërkonte vajzës që të riktheheshin bashkë. Ndërsa prej më shumë se dy muajsh gjendja për të renë ishte bërë e padurueshme, pasi ai i bënte presion vazhdimisht dhe e kërcënonte që të lidhej sërish me të.
Ajo ka paraqitur si provë të përndjekjes edhe disa mesazhe që ai i ka dërguar në telefon dhe në rrjetet sociale.
Menjëherë pas kallëzimit, oficerët e Komisariatit nr. 2 kanë udhëtuar drejt Fierit, ku kanë bërë arrestimin e të dyshuarit Renato S., me akuzën e përndjekjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY