Zyrtarët e lartë serbë kërcënojnë Parisin zyrtar: Na sillni Haradinajn ose…

Zyrtarët e lartë serbë kërcënojnë Parisin zyrtar: Na sillni Haradinajn ose…

55
0
Shares

Ministrja e Drejtësisë serbe, Nela Kuburovic dhe i ashtuquajturi drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, në emër të Beogradit zyrtar kanë ‘kërcënuar’ autoritetet franceze për çështjen ‘Haradinaj’. Ata kanë kërkuar ekstradimin e Ramush Haradinaj në Serbi.
Ministrja ka bërë të ditur se i kanë dërguar të gjitha dokumentet rreth rastit të liderit të AAK-së, Haradinaj. Ajo ka thënë se ka më shumë argumente kundër Haradinajt, të cilat janë dokumentar edhe përmes protagonistëve në ngjarje, të cilat kanë të bëjnë me shkatërrimin e pronave dhe vrasjen e serbëve dhe komuniteteve të tjera në Kosovë, transmeton Telegrafi.
Ndërkohë, Gjuriç ka thënë se Serbia nuk e pranon të drejtën për mos gjykim të Ramush Haradinajt. Ai shtuar se ish-kryeministri serb ka vrarë, madje një fëmijë dyvjeçar. Ai gjithashtu ka folur edhe për një rast të torturës që kanë përjetuar disa shqiptarë, të cilat personalisht i ka bërë Haradinaj.
Sipas Gjuriçit, “të gjitha këto raste kanë ndodhur gjatë viteve 1998-1999 dhe Serbia nuk beson se drejtësia franceze i është frikësuar disa protestave të shqiptarëve”.
“Nëse Franca nuk vepron në përputhje me kërkesën tonë për ekstradimin e Haradinajt përmes Interpolit, të njëjtën gjë do ta bëjmë edhe ne në raste të tilla nëse shteti francez e kërkon prej nesh. E njëjta gjë vlen edhe për shtetet tjera evropiane dhe botërore. Serbia kërkon me ngul ekstradimin e Haradinajt”, shtoi Gjuriç.
KUBUROVIÇ: KEMI 30 DËSHMITARË PËR KRIMET E HARADINAJT
Prokuroria për krime lufte e  Serbisë ka zgjeruar hetimet kundër ish-komandantit të UÇK-së Ramush Haradinaj në të cilat janë rreth 30 dëshmitarë dhe dëshmi tjera. Kështu ka thënë ministrja e Drejtësisë e Serbisë, Nela Kuburoviç në një konferencë për media.
Siç raporton agjencia serbe e lajmeve ‘Tanjug’, Kuburoviç ka thënë se edhe pse Haradinaj vendimin për ekstradim në Serbi do ta pres në liri, Serbia nuk do të ndalet nga kërkesa e saj. “Disa nga dëshmitarë kanë dhënë deklarata me shkrim, ka edhe të tillë që kanë status të mbrojtur të dëshmitarit kështu që nuk mund t’i zbuloj emrat e tyre”, ka thënë Kuburoviç në konferencën për gazetarë që u mbajt në ndërtesën e Qeverisë së Serbisë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY