Tiranë, pas borës, ja sa urgjenca ortopedike u regjistruan te Traumat

Tiranë, pas borës, ja sa urgjenca ortopedike u regjistruan te Traumat

65
0
Shares

Dëbora ka mbuluar Tiranën pas dhjetëra vitesh.
Ky fenomen i rrallë i ka gjetur të papërgatitur kryeqytetasit, të cilët janë përpjekur të tregohen të kujdesshëm teksa ecin në rrugët e mbuluara nga dëbora dhe akulli.
Por kënaqësia e dëborës në orët e para të nisjes, ka shënuar edhe mjaft incidente, duke tejmbushur Urgjencën e Traumës në Spitalin Ushtarak gjatë orëve të natës. Burime nga ky spital, bëjnë të ditur se ka pasur 64 urgjenca ortopedike që pas rënies së borës në kryeqytet.
Edhe pse i gjithë vendi u mbulua nga dëbora, rritja e temperaturave ka bërë që ajo të shkrijë në të gjithë Tiranën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY