Henri Çili rrëfen të vërtetën e tij për largimin e Alfred Lelës

Henri Çili rrëfen të vërtetën e tij për largimin e Alfred Lelës

45
0
Shares

Botuesi i Mapo-s, Henri Çili ka reaguar sot për largimin e drejtorit të kësaj gazete, Alfred Lela.
Duke falënderuar Lelën për punën e tij, Çili dhe sqaron opsionet e bashkëpunimit në të ardhmen.
Çili komentoi po ashtu edhe diskutimet për linjën editoriale të mediave Mapo.
“Formulimi dhe shpallja e linjës editoriale të mediave MAPO ka qenë një proces i hapur, profesional dhe i shpallur publikisht nga unë si botues, në numrin e parë të çdo viti të gazetës apo për çështje kruçiale, si zgjedhjet, reforma në drejtësi apo reformizmi në tërësi, përmes editorialeve të posaçme.
Profesioni i djeshëm i gazetarit ma jepte këtë luks drejtpërdrejt edhe pse me kosto shpesh. Me përfundimin e kontratës që kishim me drejtorin Alfred Lela është rasti të vë në dukje se patëm një bashkëpunim të shkëlqyer, duke i shtuar kësaj përbashkësinë e shumicës së ideve, koncepteve mbi zhvillimet e shoqërisë shqiptare në çdo plan, pavarësisht diferencave për zhvillimet korrente apo pozicionimin aktual të aktorëve politikë në Shqipërinë e momentit.
Ky bashkëpunim pozitiv, i hapur, etik dhe intelektual, i përfunduar këtu në këtë format, është një rast për koperim në formate të tjera pune me këtë figurë të medias shqiptare dhe së shpejti edhe DR i shkencave të komunikimit. Sepse Mapo ka qenë, është dhe do të mbetet thjesht LIBERALE. Thanks Lela dhe simpati për lirinë e mendimit!”,
sqaron Henri Çili.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY