Kalimi në Gjirokastër vetëm me zinxhirë, trashësia e borës deri në 20...

Kalimi në Gjirokastër vetëm me zinxhirë, trashësia e borës deri në 20 cm

43
0
Shares

Reshjet e borës që kanë rënë përgjatë natës në qarkun e Gjirokastrës kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim, por jo bllokim.

Në të gjitha akset rrugore lëvizja e automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë, pasi trashëshia e borës varion nga 15- 20 cm.

Vendet më problematike paraqiten “Qafa e Muzinës” dhe “Uji i Ftohtë “, ku në të dy vendet janë angazhuar borë-pastruese për të bërë të mundur qarkullimin e automjeteve.

Policia Rrugore, është në gadishmëri dhe po monitoron lëvizjen e automjeteve, duke ju ardhur në ndihmë  drejtuesve të mjeteve.

Uniformat blu u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin të gjithë lëvizjet e pa nevojshme, dhe në rast emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY