FOTO & EMRI/ Itali, humb jetën shqiptari, rrëshqiti me makinë për shkak...

FOTO & EMRI/ Itali, humb jetën shqiptari, rrëshqiti me makinë për shkak të ngricave

43
0
Shares

Problemet me ngricat dhe akullin vërehen dhe në shtetin fqinj, Italinë. Gjatë ditë së sotme një shqiptar ka humbur jetën në Padova, pasi mjeti me të cilin udhëtonte ka rrëshqitur për shkak të akullit duke u përplasur me murin anësor të rrugës.
Sipas mediave italiane, viktima është Gjergj Melaj, 58 vjeç nga Shqipëria, por rezident prej disa kohësh në Itali.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të rrugës ‘Corso’ pranë qytezës Camposampiero, rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm, ndërsa shqiptari ka humbur kontrollin e mjetit tip ‘Ford Focus’ ngjyrë gri.
Humbja e kontrollit të mjetit dhe përplasja me murin ka qenë fatal për shqiptarin, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
gjergj melaj, makina e permbysur

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY