DETAJE TË REJA/Ekzekutimi i shqiptarit në Gjermani, gjendet motori

DETAJE TË REJA/Ekzekutimi i shqiptarit në Gjermani, gjendet motori

42
0
Shares

Policia gjermane mund të arrijë deri tek vrasësit pasi ka gjetur sot të braktisur motorin tip “Kawasaki” të atentatorëve të cilën vranë një emigrant shqiptar në Gjermani.

Emigranti u vra me 5 plumba në qytetin e Viselhwvedes ndërsa po lëvizte në një rrugë afër shkollës fillore sëbashku me vajzën e tij.

Sipas mediave gjermane, rezulton se motori është blerë ditën e shtunë në Hanover. Policia ka identifikuar ish-pronarin, i cili do të merret në pyetje.

346750861-dsc2944jpg-R4ef

Blerja e motorit është bërë me faturë të rregullt çka do të identifikojë blerësit dhe autorët e krimit. Ndërkohë, emri i shqiptarit ende nuk është zbardhur nga mediat gjermane.

Sipas mediave gjermane, shqiptari kishte punuar si roje diskoteke në Shqipëri dhe pasi kishte rrahur fatalisht një person ishte vendosur në Gjermani ku kishte kërkuar azil se i kanosej jeta. Ai madje ka bërë edhe 1 vit burg në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY