Humb jetën një i ri në Divjakë, makina përplaset me murin e...

Humb jetën një i ri në Divjakë, makina përplaset me murin e një shtëpie

85
0
Shares

Një ri ka humbur jetën në fshatin Mërtish të Divjakës. I riu me 22 vjeç, Jovan Rrushi, është përplasur me makinën e tij Benz me murin e një shtëpie. Ai ishte banor i fshatit Gungas.  Aksidenti ka ndodhur rreth orës 1:30, në mesnatë.

Policia e Lushnjes njoftoi paraprakisht se “më datën 9 janar 2016, ora 1:30 , në aksin rrugor Divjakë- Këmishtaj, në fshatin Mërtish, shtetasi J.Rr, 22 vjeç, banues në fshatin Gungas, Divjakë, duke drejtuar mjetin tip Benz me targa AA 567 NM ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin e një banese duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY