Arrestimi Ramush Haradinajt, Meta në Kosovë një apel për Francën

Arrestimi Ramush Haradinajt, Meta në Kosovë një apel për Francën

32
0
Shares

Kreu i Parlamentit të Shqipërisë gjatë vizitës në Kosovë ka shprehur bindjen se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj së shpejti do të kthehet në Kosovë.
Meta në një konferencë për media ka thënë se kjo çështje do të marrë fund shumë shpejtë, pasi Ramush Haradinaj nuk është qytetarë i Serbisë, por  i Kosovës dhe si i tillë është simbol i qytetarëve shqiptarë në të gjithë botën.
“Kjo çështje do të marrë fund shumë shpejtë pasi Ramush Haradinaj nuk është qytetarë i Serbisë, por është qytetarë i Kosovës dhe si i tillë është simbol i qytetarëve shqiptarë në të gjithë botën. Haradinaj është një krenari për të gjithë Shqiptarët dhe për faktin se ai është përrallur me kurajë dhe dinjitet edhe përballë drejtësisë ndërkombëtare”, ka thënë Meta, raporton Gazeta Express.
Ai ka thënë se do t’i dërgojë homologes së tij serbe një shkresë në lidhje me këtë rast, ndërsa ka shtuar se ka kontaktuar me homologun e tij francez menjëherë pas marrjes së lajmit për arrestim pasi që, siç tha ai, “duam që këtij rasti t’i jepet fund pasi kemi të bëjmë me një simbol të sakrificës shqiptare”.
Meta në Prishtinë është pritur nga nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, si dhe anëtarë të tjerë të këtij subjekti politik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY