Rrugët bosh, “zhduken” banorët e Tiranës

Rrugët bosh, “zhduken” banorët e Tiranës

42
0
Shares

Shumë rrallë ndodh ta shohim Tiranën të qetë. Këtë të shtunë, më datë 7 janar kryeqyteti ende nuk i është kthyer zhurmës së zakonshme dhe trafikut të rënduar.

Mesa duket, ditët e ftohta të këtij fillimviti i kanë detyruar qytetarët që të izolohen në shtëpi, për t’iu shpëtuar temperaturave nën zero. Kafenetë janë pothuajse të boshatisura, po ashtu edhe rrugët, ndërsa dhjetëra dyqane kanë zgjedhur të ulin qepenët.

Festat e fundvitit kaluan e bashkë me to edhe dritat e lodrat që mbushnin rrugët janë hequr për t’iu kthyer normalitetit, ndonëse duket se edhe për një javë tjetër Tirana do të jetë kështu, e qetë dhe pa zhurmë.

Termometri paraditen e së shtunës në kryeqytet shënoi -5 gradë Celsius, por qytetarët nuk janë mësuar me një të ftohtë të tillë. Shalli, dorashkat dhe kapuçi janë shoqëruesit më të mirë për ata pak vetë që kanë dalë në rrugë, ndonëse ka edhe nga ata që pavarësisht erës së acartë nuk heqin dorë nga kafeja.

E diela pritet të jetë edhe më e ftohtë për kryeqytetin, ndoshta një nga ditët më të ftohta ndër vitet e fundit, me temperatura që pritet të shkojnë deri në minus 10 gradë Celsius, ndaj qëndrimi në shtëpi do të ishte zgjidhja ideale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY