RAPORTI/ Viti i ri na gjen me 24 miliardë lekë më shumë...

RAPORTI/ Viti i ri na gjen me 24 miliardë lekë më shumë borxh, sa na bie “për kokë”

55
0
Shares

Borxhi për frymë ka ardhur në rritje të vazhdueshme që prej vitit 2010, edhe pse ritmi i rritjes së tij është më i ulët për vitet 2016-2017. Përfundimet vijnë nga Open Data Albania.
Në terma absolut, viti 2017 do të shënojë vlerën më të lartë të këtij treguesi me 382 650 lekë, apo 56% më shumë së në 2010-n. Kështu, një familje mesatare prej katër personash do të mbartë një borxh prej 1 530 600 lekësh në 2017-n, nga 980 604 lekë në vitin 2010.
Viti 2014 shënoi vitin me rritjen më të lartë të stokut të borxhit me 10.49%.
Në vitin 2016 ky nivel ra në 3.37% ndërsa në vitin 2017 parashikimet flasin për 2.29% kundrejt vitit të mëparshëm.
Viti 2017 pritet ta gjejë vendin tonë me 24.7 miliardë lekë më shumë borxh se në 2016-n dhe me 387.5 miliardë lekë më shumë se në 2010-n.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY