I ftohti, një javë tjetër pushim për njërin prind

I ftohti, një javë tjetër pushim për njërin prind

55
0
Shares

Pas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë për mbylljen edhe me një javë tjetër të institucioneve arsimore në vend për shkak të epidemisë së gripit, ka dalë urdhri i Kryeministrit Edi Rama që njerit prej prindërve që punojnë në administratë t’i jepet pushim kur ka fëmijë të mitur.  

Konkretisht, në urdhër thuhet: “Caktimin e datave 9 deri 14 janar 2017, ditë pushimi për njërin nga prindërit kujdestarë të fëmijëve, që frekuentojnë/ndjekin ose jo çerdhet, arsimin parashkollor dhe arsimin fillor, që janë nëpunës civilë dhe punonjës të tjerë të administratës publike, të nivelit qendror dhe vendor, si dhe në institucionet e tjera shtetërore.

Për shkak të mbylljes së çerdheve dhe institucioneve arsimore, në vijim të  masave parandaluese të Ministrisë së Shëndetësisë, si pasojë e motit të ftohtë, jo të zakonshëm, që pritet të vijë dhe të gjendjes gripale në vend, iu bëjmë thirrje të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre, sipas pikës 1, të këtij vendimi.”

Image

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY