Emergjencë shëndetësore në Pukë, në vend të ambulancës shkon zjarrfikësja, gati një...

Emergjencë shëndetësore në Pukë, në vend të ambulancës shkon zjarrfikësja, gati një helikopter

46
0
Shares

Një person i sëmurë është bllokuar në fshatin Buhot të Pukës, pasi ambulanca nuk mund të mbërrijë në vendngjarje sepse rruga e fshatit është e bllokuar nga bora.
Ambulanca është nisur për të marrë të sëmurin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, por është bllokuar si pasojë e dëborës së madhe.
Në vendngjarje pritet të mbërrijë zjarrfikësja për të transportuar me mjete rrethanore të sëmurin. Për shkak të terrenit dhe largësisë ende nuk dihet kur ka shfaqur komplikacione i sëmuri, ndërsa në gatishmëri është edhe një helikopter.
Të afërm dhe banorë të fshatit kanë kërkuar ndihmën mjekësore për të sëmurin, por transporti i tij për në spital është i vështirë si pasojë e rrugës së bllokuar nga bora.
                                       

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY