Tjetër sulm terrorist në Turqi, goditet gjykata

Tjetër sulm terrorist në Turqi, goditet gjykata

51
0
Shares

Nuk ndalen sulmet në Turqi. Sipas mediave vendase, një shpërthim i fuqishëm eksplozivi është dëgjuar para disa minutash në Izmir.
Mediat vendase raportojnë se një makinë bombë ka shpërthyer para një gjykate duke lënë të paktën 3 persona të plagosur. Ende nuk dihen autorët e sulmit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse.
Ndërkohë të plagosurit janë transportuar në spital. Në pamjet e transmetuara në rrjetet sociale shihen disa makina të djegura, ndërsa ende nuk ka njoftime nëse bëhet fjalë për sulm të mundshëm terrorist.
Kujtojmë se gjatë natës së vitit të Ri, një person hapi zjarr në një lokal në Stamboll duke lënë të vdekur 39 persona si dhe dhjetëra të tjerë të plagosur, ndërsa gjatë ditës së djeshme një person hapi zjarr në një lokal në Stamboll duke plagosur një burrë dhe një grua.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY