Gripi “mund” shqiptarët, shënohen 5 viktima

Gripi “mund” shqiptarët, shënohen 5 viktima

54
0
Shares

Epidemia e gripit në Shqipëri është ne kulmin e saj dhe kjo situate do te zgjasë 3 deri 4 jave.
Mjeket paralajmerojne se e njejta situate mund te na shoqeroje edhe tre apo kater jave te tjera.
Në spitalin “Shefqet Ndroqi”, disa pacientë të sëmurë kronikë e kanë humbur betejën, pasi janë prekur edhe nga gripi.
“Kemi pasur 4-5 vdekje gjatë kësaj periudhe, kryesisht të të sëmurëve kronikë që nuk kanë arritur të mbijetojnë. Gripi është bërë komplikacioni që i ka çuar në atë gjendje”, thotë mjeku pneumolog Arjan Mezini, raporton TCh.
Epidemia gripale e ditëve të fundit ka bërë që për herë të parë në spitalin “Shefqet Ndroqi” të bëhen edhe vizita të zakonshme nga persona që nuk kanë vuajtur më parë.
“Duke filluar nga 31 dhjetori ka patur një fluks që s’është i zakonshëm për urgjencën e spitalit tonë. Bëhet fjalë për 70 deri në 100 persona në ditë, që janë trefishi i ngarkesës të një dite të zakonshme. Kemi kaluar në shërbim të përforuar me 3 mjekë”, thotë Mezini.
Mjeku pneumolog paralajmëron se kjo situatë e rëndë gripale do të vazhdojë. “Do ketë një rritje, 2 javët e ardhshme do të jenë shumë problematike dhe më pas, si çdo cikël, do të vijë duke rënë”, shton Mezini, shkruan Tch.Simptomat e virusit te tipit A i cili paraqitet me temperature te larte, dhembje koke e trupi mund te zgjasin nga tre deri ne pese dite.
Rreth 19 mije persona sipas specialiteve te Instititut te Shendetit Publik kane kerkuar ndihmen e mjekut javen e fundit.
Shefi i shërbimit ne spitalin infektiv Arjan Harxhi beri apel për kujdes kryesisht për te moshuarit, te sëmuret kronike dhe fëmijët. Teksa tha se një nga masat parandaluese është vaksina e gripit, ndërsa duhen shmangur antibiotiket pa recete.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY