FOTO/ Shqipëria numëron skafet që “çajnë” detin, Italia bllokon një ngarkesë tjetër...

FOTO/ Shqipëria numëron skafet që “çajnë” detin, Italia bllokon një ngarkesë tjetër prej 510 kg drogë

44
0
Shares

Një skaf tjetër me drogë i nisur nga Shqipëria është kapur për në Itali. Për pasojë janë sekuestruara edhe 510 kg kanabis sativa, ndërsa një person është vënë në pranga.
Sipas medieve italiane, mposhte se mbrëmjen e kaluar, rreth orës 21:00 në Torre Veneri, San Kataldo, provinca e Leçes në Itali, “Guardia di Finanza” e Pulias ka goditur një tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Me gjithë motin shumë të keq dhe detin me dallgë deri në 7 ballë, trafikanti ka provuar të çajë “rrjetën” e policisë, por ka dështuar. Në bordin e motoskafit të bllokuar, i cili është i gjatë rreth 5.5 metra, “Guardia di Finanza” sekuestroi rreth 510 kg marijuanë. 
Autoritetet arrestuan një shqiptar që drejtonte mjetin lundrues, me inicialet A. M., 29 vjeç.
Hetimet vijojnë për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.
droga, itali

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY