EMRI/ Shfrytëzonte tre 17-vjeçare për prostitucion, arrestohet në flagrancë autori

EMRI/ Shfrytëzonte tre 17-vjeçare për prostitucion, arrestohet në flagrancë autori

49
0
Shares

Foto Ilustruese

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë arrestuar në flagrancë Gentian Gaxha 37 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë duke shfrytëzuar për prostitucion tre vajza të mitura me iniciale S. P., 17 vjeçe, B. A., 17 vjeçe dhe K. Xh., 17 vjeçe, banuese në Durrës, kundrejt pagesës.
Në vijim të hetimeve dhe në bashkëpunim me Prokurorinë filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të një prej shtetaseve të mësipërme, konkretisht K. Xh., 17 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”parashikuar në nenin 113 të Kodit Penal.
Vijon puna hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.
Për shkak të hetimeve nuk bëjmë me dije më shumë detaje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shfrytëzimi I prostitucionit”dhe”Prostitucioni”, parashikuar në nenet  114/ 2 dhe 113 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY