Qeverisë i njihet merita e parë për 2016, rriti divorcet sepse rriti...

Qeverisë i njihet merita e parë për 2016, rriti divorcet sepse rriti varfërinë

52
0
Shares

Viti që u mbyll 2016, mund të cilësohet edhe si viti i divorceve për Gjykatën e Tiranës. Në dhomën civile të kësaj të fundit gjatë vitit të kaluar u shqyrtuan plot 1822 çështje për zgjidhje martese.
Krahasuar me një vit më parë, rezulton se numri i çështjeve për zgjidhje martese ka pësuar një rritje të konsiderueshme në masën mbi 30 për qind. Më konkretisht gjatë vitit 2015 në dhomën civile të gjykatë së Tiranës u shqyrtuan 1227 çështje për zgjidhje martese, ndërsa gjatë 2016 rreth 600 më shumë.
Sipas të dhënave statistikore rezulton se rritja e numrit të divorceve ka si shkak kryesor, gjendjen e ekonomike të çifteve, e cila për pasojë bëhet shkak për grindje e mosmarrëveshje, që sjellin me pas edhe prishjen e martesës.
Por ajo që bie në sy është fakti se ndonëse është shtuar numri i divorceve gjatë viti 2016, krahasuar me një vit më parë, ka rënë ai i urdhrave të mbrojtjes, çka sipas psikologëve tregon për një rritje të nivelit të ndërgjegjësimit të njerëzve që tani po e pranojnë si një zgjidhje, prishjen e martesës pa kaluar në akte të tjera dhune apo kërcënimesh. Një rritje të lehtë kanë pësuar rastet e prishjes së martesave edhe për shkak të tradhtive bashkëshortore. TCH

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY