Humb jetën kalimtari, një tjetër në gjendje të rëndë, aksident në Shkodër

Humb jetën kalimtari, një tjetër në gjendje të rëndë, aksident në Shkodër

39
0
Shares

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik, ku si pasojë një person ka humbur jetën, ndërsa njoftohet se një tjetër është në gjendje të rëndë për jetën.
Policia njofton se mjeti tip “Benz” me targë AA 372 KJ, me drejtues shtetasin Nimet Bilani, 61 vjeç, banues në Shkodër, ka aksidentuar dy shtetas (këmbësorë), K.Gj. 77 vjeç, banues në Shkodër dhe shtetasin F.V. 75 vjeç. Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë në spitalin rajonal Shkodër, ku shtetasi K.Gj. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, kurse shtetasi F.V. jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.  Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY