FOTO/ Stamboll, i akuzuari si terrorist paraqitet në polici: Jam biznesmen këpucësh

FOTO/ Stamboll, i akuzuari si terrorist paraqitet në polici: Jam biznesmen këpucësh

58
0
Shares

Ramazan I., fotografia e të cilit u shpërnda në disa portale të lajmeve dhe rrjete sociale si i dyshuar për sulmin terrorist në klubin e natës në Ortaköy të Stambollit, ka shkuar vetë në Drejtorinë Policore në Zeytinburnu dhe ka dhënë dëshmi, raporton Anadolu Agency.
Mustafa Serdar Akdoğan, avokati i Ramazan I., në deklaratën për gazetarët para drejtorisë policore tha se e dënojnë sulmin terrorist në Stamboll.
“Kemi ankesë për personat që tentojnë ta ndryshojnë axhendën e shtetit dhe që shënjestrojnë klientin tim. Klienti im merret me biznes këpucësh dhe pantoflash. Është shtetas i Kazakistanit, megjithatë, është i lindur në Zeytinburnu të Stambollit. Familja e tij jeton në Kazakistan, ndërsa ai vet shpeshherë vjen në Turqi”, tha Akdoğan.
Akdoğan theksoi se fotografia e klientit të tij është shfaqur në disa faqe të internetit sikur ai të kishte qenë fajtori, duke shtuar se kjo është shembull i papërgjegjësisë. Akdoğan më tej tha se së bashku me klientin e tij kanë ardhur në Drejtorinë Policore në Zeytinburnu për të dëshmuar se nuk kanë asnjë lidhje me rastin.
Ai vuri në pah se dëshmitë e nevojshme i kanë parashtruar edhe para Departamentit Antiterror pranë Drejtorisë Policore të Stambollit.
“Kemi ankesa për disa organizata dhe persona që pa përgjegjësi kanë reflektuar ngjarjen dhe kanë shkaktuar dëmtimin e klientit tim, si dhe personat të cilët duke përdorur rrjetet sociale tentuan ta ndryshojnë axhendën e shtetit, në të njëjtën kohë duke shënjestruar klientin tim, shtetas i Kazakistanit i lindur në Turqi. Ne parashtruam kërkesën tonë para drejtorisë policore”, theksoi Akdoğan.
Akdoğan njoftoi se fotografitë që u përhapën në media dhe që u përkasin kamerave të sigurisë së aeroportit gjatë hyrjes dhe daljes së klientit të tij në Turqi, janë fotografi para 3-4 viteve.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

FOTO/ Ky është terroristi që përgjaku restorantin emblematik të Stambollit
/web/FOTO_Ky_eshte_terroristi_qe_pergjaku_restorantin_emblematik_te_Stambollit_31584_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY