Aksidenti në Shkodër, ndërrojnë jetë të dy këmbësorët e plagosur

Aksidenti në Shkodër, ndërrojnë jetë të dy këmbësorët e plagosur

47
0
Shares

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20 në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Shtoj i Ri, kur një mjet tip Benz me targë AA 372 KJ, me drejtues Nimet Bilani, 61 vjeç, banues në Shkodër, ka aksidentuar dy këmbësorët të cilët kanë humbur jetën në spitalin e Shkodrës. Viktimat janë Fran Luca 85 vjeç, banues në Shkodër dhe shtetasi Kol Gjoni 77 vjeç, banues në Shkodër.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit Nimet Bilani, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të3 shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. 
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 02.01.2017, rreth orës 17.20 në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Shtoj i Ri ka ndodhur një aksident rrugor. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilët kanë konstatuar se, mjeti tip Benz; me targë AA 372 KJ, me drejtues shtetasin Nimet Bilani, ka aksidentuar dy shtetas të cilët ishin këmbësorë konkretisht, Fran Luca 85 vjeç, banues në Shkodër dhe shtetasin Kol Gjoni 77 vjeç, banues në Shkodër. Këta 2 shtetas kanë ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër ku ishin dërguar për ndihmën e nevojshme e mjekësore, si pasojë e plagëve të marra. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë shoqërimi i drejtuesit të mjetit në ambjentet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe nga Seksioni i Hetimit të Ngjarjeve të Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit , Nimet Bilani, 61 vjeç, banues në Shkodër Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal
                                         
                                                           

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY