9 persona plagosen gjate natës së vitit të ri në Shqipëri

9 persona plagosen gjate natës së vitit të ri në Shqipëri

145
0
Shares

Të paktën 9 persona janë plagosur nga hedhja e fishekzjarreve natën e ndërrimit të viteve. Policia e Shtetit njofton se plagosja ka ndohdur në mënyrë aksidentake dhe se nuk ka pasur ndonjë kasident rrugor gjatë këtyre orëve.

Sipas policisë ka pausr një shpërthimeksplozivi, një rast vjedhje në një lokal dhe një tentativë vjedhje.

Njoftimi i policisë

Policia e Shtetit ju uron: “Gëzuar Vitin e Ri 2017”.

Gjatë natës së ndërrimit të viteve, e deri në orët e para të mëngjezit, pothuajse e gjithë Policia e Shtetit, ka qenë në shërbim, prezente në sheshet ku qytetarët festuan, në afërsi të lokaleve, në rrugët nacionale dhe rurale, kudo në të gjithë Shqipërinë.

Falë masave të marra nga Policia e Shtetit, qytetarisë së treguar gjatë festimeve, si dhe mirëkuptimit të treguar nga qytetarët për të respektuar këshillat e Policisë së Shtetit, gjatë natës e deri në mëngjezin e sotëm, në të gjithë Shqipërinë nuk ka asnjë humbje jete njerëzore si pasojë e aksidenteve rrugore apo e ngjarjeve kriminale.

Nga përdorimi i fishekëzjarreve në të gjithë vendin janë dëmtuar lehtë pa asnjë problem për jetën 9 shtetas, të cilët pas mjekimit janë larguar në banesat e tyre.

Në të gjithë vendin, konfliktet si pasojë e përdorimit të alkoolit pothuaj kanë qenë të papërfillshme.

Gjatë natës në të gjithë vendin është evidentuar 1 rast vjedhje lokali dhe 1 rast tentativë vjedhje banese.

Ështe evidentuar vetëm një ngjarje, ku persona te paidentifikaur në lagjen Bathore, në një lokal kanë hedhur nje sasi lënde plasëse, ku nga shpërthimi nuk ka pasur persona të dëmtuar, por vetëm dëme të vogla materiale.

Policia Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme iu kanë dhënë ndihmë qytetarëve për probleme të ndryshme në 24 raste në të gjithë vendin.

Policia e Shtetit do vijojë shërbimin e përforcuar deri më datën 04.01.2017.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY