Prokuroria vendos për avionin e pilotit italian në Ishëm

Prokuroria vendos për avionin e pilotit italian në Ishëm

34
0
Shares

Avioni i drogës, i cili u rrëzua në Ishëm disa kohë më parë do t’u kthehet pronarëve. Kërkesën e kanë bërë këta të fundit, duke ia drejtuar Prokurorisë shqiptare.
Sipas tyre nuk ka bazë ligjore që avioni të mbahet në Shqipëri. Ai është nën pronësi të kompanisë “Aeroclub Savona” dhe se piloti italian Guido Guidi e kishte marrë me qira.
Kur kanë kaluar më shumë se tre muaj që nga ngjarja, Prokuroria ka vendosur që t’ua plotësojë kërkesën pronarëve italianë.
Avioni do të zhvendoset në muajt e vitit të ri. Kjo për shkak se avioni është thuajse i shkatërruar dhe është e pamundur të ngrihet sërish në fluturim.
Fillimisht ai do të zhvendoset, shkruan “BalkanWeb” më pas do të shihen mundësitë e transportimit drejt Italisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY