Tiranë, ja sa policë “do të presin” Vitin e Ri në rrugë...

Tiranë, ja sa policë “do të presin” Vitin e Ri në rrugë e sheshe

51
0
Shares

Ndërkohë që në kryeqytet do të festohet nata e ndërrimit të viteve, në terren për garantimin e rendit do të jenë rreth 500 policë. Uniformat blu, do të jenë pranë lokaleve dhe mjediseve publike ku do të festohet.
“Policia ka marrë masa dhe informacion 100 % për objektet ku do të ketë festime. Për çdo rast policia do të jetë aty dhe do të japë ndihmën më të shpejtë”, thotë për Top Channel, Dimitraq Ziu, zëvendësdrejtor i Policisë, Tiranë.
Por gjatë festimeve, do të ketë edhe kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa rrugë.
“Në orën 22.00 do bllokohet hyrja në bllok dhe rrugën ‘Ismail Qemali’, ndërsa në orën 00.00 do të bllokohet lëvizja në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’”, thotë Ziu.
Për të shmangur incidentet, policia ka vijuar me kontrollet për fishekzjarrët e rrezikshme.
“Janë bllokuar mbi 7 mijë copë lëndë piroteknike me fuqi shpërthyese tej normave të lejuara”, bën të ditur Ziu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY