NJOFTIM/Tre vende pune në KLSH

NJOFTIM/Tre vende pune në KLSH

424
0
Shares

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE

Kontrolli i Lartë i Shtetit shpall konkursin për vende të lira pune:

I. Për 1 (një) vend në pozicionin e Drejtorit në Drejtorinë e Auditimit të IT.

-Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë:

– Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar jo më poshtë se niveli Master Shkencor në Matematikë ose Inxhinieri Informatike në universitete jashtë vendit.

-Të kenë eksperiencë pune në fushën e diplomimit .

-Të zotërojnë shkëlqyeshëm gjuhën angleze dhe një gjuhë të dytë të huaj të një prej vendeve të BE-së(Frengjisht, gjermanisht, italisht).

-Të kenë aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese.

-Provimi do të zhvillohet në gjuhën angleze. Paga mujore për këtë vend pune është në nivelin e pagave të shërbimit civil.

Përshkrimi i punës

Përgjigjet dhe jep llogari për veprimtarinë e departamentit dhe ecurinë e zbatimit të detyrave të ngarkuara para Kryetarit dhe para Sekretarit të Përgjithshëm. Jep mendime dhe përgjigjet përpara Kryetarit për cilësinë e auditimeve. Përgatit për miratim programet vjetore të auditimit mbi bazën e një konsulte të gjerë me audituesit dhe ndjek zbatimin e programeve mujore të auditimit, duke raportuar periodikisht për realizimin dhe problematikën e tyre. Organizon, drejton dhe mbikëqyr zbatimin e programeve të auditimit, duke e shoqëruar me analiza e raporte, nxjerr përfundime për rritjen e efektivitetit të veprimtarisë audituese të departamentit. Ndjek drejtpërdrejtë dhe nëpërmjet kryeaudituesit dhe përgjegjësit të grupit të auditimit, ecurinë e veprimtarisë audituese, duke udhëzuar dhe këshilluar grupet e auditimit për realizimin me cilësi dhe efektivitet të auditimeve. Raporton te Kryetari i KLSH-së mbi ecurinë, realizimin e programit, shkeljet e zbuluara dhe probleme të tjera të mbarëvajtjes së punës audituese çdo 10 ditë dhe jo më pak se tre herë për çdo auditim. Ndjek përgatitjen e projektraporteve dhe raporteve të auditimit, projektvendimeve dhe vendimeve përkatëse. Organizon dhe ndjek evadimin në afat të materialeve të auditimit, duke ia paraqitur konform rregullave Kryetarit për shqyrtim e miratim. Bashkëpunon dhe bashkërendon punën me strukturat e tjera të institucionit për detyrat që i ngarkohen nga Kryetari. Sipas planit të auditimeve dhe urdhrave të Kryetarit, organizon auditime të përbashkëta me departamentet e tjerë dhe ndjek ecurinë e tyre. Kryen detyra të tjera të veçanta që i ngarkohen nga Kryetari i KLSH.

II. Për 2 (dy) vende në pozicionin e Audituesit në Departament Auditimi.

Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë:

-Të kenë kryer arsimin e lartë dhe të jenë diplomuar jo më poshtë se niveli Master Shkencor në Inxhinieri Ndërtimi;

– Të kenë eksperiencë pune në fushën e diplomimit mbi 3 vjet.

– Të zotërojnë gjuhën angleze, dhe një gjuhë të dytë të huaj të një prej vendeve të BE-së(italisht etj);

-Të zotërojnë programet bazë të kompjuterit; teknikat CAAT në Auditim, programin IDEA, si dhe programet profesionale si AutoCAD, SAP200 etj;

– Të kenë aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese për të punuar në grup; Paga mujore për këtë vend pune është në nivelin e pagave të shërbimit civil.

Përshkrimi i punës

Kryen në mënyrë ligjore, profesionale, etike dhe brenda afateve të përcaktuara detyrat Audituese. Zbaton programin e auditimit, ndërsa për problemet që nuk janë përfshirë në programin e auditimit, ia bën prezent përgjegjësit të grupit të auditimit.Gjykon për nivelin e materialitetit e të riskut. Gjatë veprimtarisë audituese harton dokumentat e auditimit. Gjithashtu, në bashkëpunim me përgjegjësin e grupit të auditimit harton projektraportet e auditimit, pasqyron me shkrim sqarimet për vërejtjet e bëra nga subjekti i audituar, gjithashtu harton raportet përfundimtare të auditimit dhe projektvendimet përkatëse. Plotëson dhe nënshkruan statistikat e kontrollit, si evidencën e kostos, evidencën e zbulimeve, të masave të propozuara dhe gjithë dokumentacionin e auditimit. Në përgatitjen e materialeve të auditimit zbaton dhe mban përgjegjësi për afatet kohore të parashikuara. Jep mendime për përmirësimin e punës së departamentit e të institucionit, si dhe për ndryshimin e akteve ligjore e nënligjore, të cilët ai i çmon të arsyeshme. Paraqet çdo 3-muaj raportin e aktivitetit të tij përpara drejtorit të departamentit.

Paraqitja e dokumenteve

Kandidatët duhet të paraqesin në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore deri në datë 27 Janar 2017 këto dokumente: Letër motivimi për aplikimin në vendin vakant, CV-në, kopje të diplomës së shkollës së lartë dhe të kualifikimeve pasuniversitare, kopje e listës së notave dhe librezës së punës të gjitha të noterizuara, fotokopje e letërnjoftimit, rekomandime nga punëdhënësit e mëparshëm, dëshmi penaliteti, dokumente te tjera (nëse ka), që i çmon se mund t’i vlejnë për vlerësimin e përgatitjes arsimore dhe profesionale, si dhe dëshmi të zotërimit të gjuhëve të huaja.

Konkurrimi

Konkurrimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, ligjin nr. 154/2014 datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, ligjin nr. 152/2013, “Për Nëpunësin Civil”,i ndryshuar, ligjin nr. 9131, datë 8.9.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”, “Rregulloren e brendshme të organizimit dhe funksionimit të KLSH”,“Standardet e kontrollit të KLSH”dhe “Standardet ndërkombëtare të INTOSAI-t, mbi njohuritë dhe të dhënat që jepen në serinë e botimeve të KLSH-së 2012-2016, si dhe në faqen zyrtare të KLSH-së në internet”. Në faqen zyrtare të Kontrollit të Lartë të Shtetit ëëë.klsh.org.al, më datë 30 Janar 2017 do të shpallet lista e verifikimit paraprak të kandidatëve, si dhe datat e zhvillimit të konkurrimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY