Ja gafa e Klemend Balilit që e dekonspiroi te policia greke

Ja gafa e Klemend Balilit që e dekonspiroi te policia greke

44
0
Shares

Një gafë që rrallë bëhet nga kriminelë të mëdhenj dhe me përvojë ka cuar në identifikimin e Klemend Balilit nga ana e policisë greke.

Prokuroria ka zbardhur disa detaje të dosjes voluminoze të Balilit duke treguar edhe momentin kur ai përcaktohet si njeriu që është pas ngarkesave me drogë që lëviznin nga Greqia në Evropën Qendrore dhe më pas në Perëndim.

Policia greke, edhe pse prej muajsh po hetonin biznesmenët grekë që merreshin më trafikun e drogës, nuk po arrinin të identifikonin dy numra telefoni, një grek dhe shqiptar që përdoreshin nga një person që njihej si “Kelly” dhe që dyshohej si ishte furnizuesi kryesor i drogës.

Kështu, në fillim të muajti mars, biznesmeni grek Georgios Alifandis i kërkon personit me të cilin komunikonte vazhdimisht për ngarkesat e drogës, që deri atëherë njihej vetëm si Kelly, ti dërgonte me mesazh numrin e pasaportës së tij, shkruan abcneës.

Vetëm pak minuta pas kësaj kërkese, personi i njohur si Kelly dhe që kishte në përdorim dy numrat të telefonit, i dërgon me mesazh numrin e pasaportës së tij. Autoritet e drejtësisë greke, me të marrë numrin e pasaportës, e kanë verifikuar atë në sistemin TIMS ku rezulton se “Kelly” është biznesmeni Klemend Balili, që mbante detyrën e Drejtorit Rajonal të Transporteve në Sarandë. Me identifikimin e numrave të telefonit, prokuroria greke ka siguruar qindra biseda telefonike mes Balilit e skafistëve që angazhonte ai për transportin e drogës dhe biznesmenet greke të cilët ishin pritësit e mallit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY