Nuk donte t’i shërbente çaj Presidentit, arrestohet

Nuk donte t’i shërbente çaj Presidentit, arrestohet

35
0
Shares

Autoritetet turke kanë arrestuar menaxherin e lokalit të gazetar “Cumhuriyet” nën akuzën e fyerjes ndaj Presidentit Rexhep Taip Erdogan. Sipas Reuters, Senol Buran u arrestua pasi tha se nuk do t’i shërbente çaj presidentit Erdogan.
Avokati i tij Ozgur Urfa, tha se ai u arrestua të shtunën vonë pas bastisjes së shtëpisë së tij. Buran menaxhonte një kafene në zyrën e Stambollit të “Cumhuriyet”. Fyerja e Presidentit është një krim i dënueshëm deri në 4 vite burg në Turqi.
Më shumë se 1800 persona janë ndjekur penalisht në Turqi për shkak të të njëjtës akuzë, e në mesin e tyre ishte edhe ish-Mis Turqia.
Buran është burgosur dhe është në pritje të datës së gjyqit nga gjykata, ndërsa Ministria e Drejtësisë duhet të miratojë nisjen e një rasti gjyqësor.
Buran u arrestua pasi një polic tha se kishte atë duke përdorur terma nënçmues ndaj Erdogan duke thën[ se do të refuzonte për t’i shërbyer çaj Presidentit në qoftë se ai do të vizitonte kafenenë e tij.
Sipas dokumenteve të gjykatës të siguruara nga Reuters, Buran ka mohuar të ketë përdorur terma fyes dhe ka konfirmuar se kishte thënë vetëm se nuk do t’i shërbente çaj Presidentit. Ai tha gjithashtu se me policin kishte një mosmarrëveshje rreth dy vite më parë.
Gjykata e la atë në burg me pretendimin se Buran mund të bënte presion ndaj dëshmitarëve.  “Cumhuriyet” ka konfirmuar se Buran u arrestua.
Dhjetë pjesëtarë të stafit të “Cumhuriyet” përfshirë edhe kryetarët e saj janë burgosur në nëntor nën akuzat se kanë mbështetur militantët kurdë dhe klerikun mysliman Fethullah Gulen.
Redaktori i mëparshëm i gazetës, Can Dundar, u burgos vitin e kaluar për shkak të publikimit të sekreteve shtetërore pasi zbuloi përfshirjen e Turqisë në mbështetjen ushtarake të rebeleve sirianë.
Autoritetet turke javën e kaluar ngrin asetet e 54 gazetarëve të cilët kanë qenë nën hetime dhe disa tashmë të burgosur për lidhje të dyshuara me atë që Ankaraja e quan organizata terroriste gyleniste.
Vetë Gulen ka dënuar fuqishëm grushtin e shtetit, duke shtuar se akuzat janë të rreme.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY