Udhëtonte drejt Sirisë, rrëzohet avioni rus me anëtarët e korit Aleksandrov dhe...

Udhëtonte drejt Sirisë, rrëzohet avioni rus me anëtarët e korit Aleksandrov dhe gazetarë

66
0
Shares

Një avion ushtarak rus me 92 persona në bord është rrëzuar në Detin e Zi, ku 84 ishin pasagjerë dhe 8 ekuipazh. Avioni u zhduk nga radari 20 minuta pas ngritjes nga aeroporti Adler.
Mediat thonë se avioni po fluturonte në provincën Latakia të Sirisë.
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë thotë se në avionin TU-154 ishin anëtarët e korit Aleksandrov dhe përmbante personelin e Shërbimit dhe gazetarë dhe deri tani nuk raportohet për të mbijetuar.
Agjencitë e lajmeve thonë se një ekip shpëtimi ka gjetur tashmë mbetjet e avionit në Detin e Zi.
Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes ruse Igor Konashenkov tha se avioni mbante pasagjerë të cilët do të merrnin pjesë në festimet për Vitin e Ri për trupat ruse të vendosura në Siri.
Rusia, një aleat kyç i presidentit sirian Bashar al-Asad, është duke kryer sulme ajrore kundër asaj që i përshkruan si grupe terroriste.
avion tu-154

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY