Grabitësi 20-vjeçar i penduar: Nuk doja të vrisja policë

Grabitësi 20-vjeçar i penduar: Nuk doja të vrisja policë

84
0
Shares

“Nuk doja të vrisja policin, qëllova pasi u tremba dhe doja të largohesha”.  Eshtë kjo dëshmia e dhënë nga Aldi Lleshi, 20-vjeçari i cili plagosi një ditë më parë oficerin e policisë, pasi më herët kishte grabitur një makinë.
I riu është shprehur i penduar para policisë, duke thënë së donte vetëm që të vidhte lekët dhe të grabiste makinën.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Laç, ku Aldi Lleshi qëlloi në drejtim të policisë, e cila kishte ngritur një postbllok dhe plagosi efektivin Nikolin Gjergji.
Burime nga Policia bëjnë me dije se 20-vjeçari në qendër të qytetit të Laçit nën kërcënimin e armës i ka grabitur makinën peshkatarit M.K. Më pas ai është drejtuar drejt autostradës së Milotit, por Policia i kishte ngritur postobllok. Pikërisht në këtë moment ai ka qëlluar në drejtim të makinës së Policisë dhe një plumb rikoshet ka goditur në faqe efektivin Nikolin Gjergji.
Sipas dëshmisë që ka dhënë në Polici Aldi Lleshi thotë se qëlloi në drejtim të makinave me qëllim që ti hapnin rrugën. Më pas ai ka braktisur makinën dhe është larguar me këmbë drejt një fushe pranë autostradës, duke mbajtur në dorë një pistoletë. 20-vjeçari u arrestua një orë më pas nga RENEA pasi ishte i rrethuar, ndërkohë që u plagos nga një snajper i repartit RENEA.
 Ndërkohë Report Tv mëson se 20-vjeçari njihet si një person problematik në zonën e Lacit. Kur ishte 17-vjeç ai është arrestuar nga Policia për plagosje të lehtë dhe kanosje. Aldi Lleshi në atë kohë kishte plagosur me thikë një bashkëmoshatar.
Ndërkohë Aldi Lleshi është jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës. Ai i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për t’i hequr plumbin nga këmba dhe ruhet nga forca të shumta sigurie.
Edhe efektivi Nikolin Gjergji është jashtë rrezikut për jetën, pasi plumbi ka qenë rikoshet dhe nuk i ka shkaktuar dëmtime në kokë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY