FOTO/ Kush është agresori i familjarëve të gruas, e kaluara dhe precedentët...

FOTO/ Kush është agresori i familjarëve të gruas, e kaluara dhe precedentët e tij

35
0
Shares

Marjan Levanti, i arrestuar sot si i dyshuar për plagosjen e ish-vjehrrit, ish-vjerrës dhe ish-kunatit të tij, nuk është një emër i padëgjuar për forcat e rendit.
Burime të Policisë së Tiranës bëjnë të ditur se më 18 mars të vitit 2013, Levanti pas një sherri ka plagosur shtetasin 18-vjeçar në atë kohë, Zef Gjinin. Vëllai i këtij të fundit, Petrit Gjini, më 26 prill të vitit 2013, hakmerret dhe i bën pritë vëllait të Marjan Levantit, Ardian Levantit, ish-boksier. Gjatë kësaj përleshje, Ardian Levanti mbeti i vrarë.
U desh që të zbulohen autorët e ngjarjes që të kuptoheshin edhe motivet e vrasjes së ish-boksierit. Ne atë kohë, Marjan Levanti gjendej ne burg dhe ka dale ne vitin 2015, ku nisi edhe procedura e divorcit me te shoqen e tij.
Sonte, sërish Marjan Levanti i bë protagonist në një ngjarje të rëndë e cila ndodhi mbrëmjen e së premtes te zona e “Unazës së Re” në Tiranë. Marjan Levanti plagosi me thikë gjatë një konflikti ish-vjehrrin, ish-vjehrrën dhe ish-kunatin e tij. Policia tha se ngjarja ndodhi për shkak të konfliktit që kishte me ish-gruan e tij. Levanti kundërshtonte vendimin e gjykatës për divorcin, sidomos ndarjen e pasurisë. Ai shkoi për t’u sqaruar, por gjithçka përfundoi me përdorimin e thikës. Autori u arratis, por u kap disa orë më pas nga policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY