Arrestohet autori i plagosjes me thikë të vjehrrit, vjehrrës dhe kunatit

Arrestohet autori i plagosjes me thikë të vjehrrit, vjehrrës dhe kunatit

37
0
Shares

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se ka prangosur autorin e dyshuar që sulmoi e plagosi me thikë familjarët e ish-gruas, ish-vjehrrin, ish-vjehrrën dhe ish-kunatin.
Sipas policisë mësohet se Marjan Levanti u arrestua pas rreth dy orësh kërkime.
Ngjarja ndodhi  rreth orës 20:30, në Unazë të Re, kur Marjan Levanti, ish-dhëndri i familjes, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete prerëse, ish-vjehrrin P. K., ish-vjehrrën Q. K., dhe ish-kunatin A. K. të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i këtij konflikti është çështja e divorcit, e refuzuar prej Marjanit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY