VIDEO/ Trafik traktorësh të vjedhura nga Italia në Shqipëri me vlerë 3...

VIDEO/ Trafik traktorësh të vjedhura nga Italia në Shqipëri me vlerë 3 milionë euro

47
0
Shares

Një grup që merrej me vjedhjen e traktorëve, trajlareve dhe mjeteve të tjera të shtrenjta të fermave është goditur nga policia italiane, ndërsa sendet e vjedhura shiteshin në tregun e zi në Shqipëri.
Karabinierët në Borgo Panigale kanë zbuluar një zinxhir kriminal që fillonte nga Ballkani dhe përfundonte në Itali.
Banda përbëhej kryesisht nga shqiptarë, ndërsa janë lëshuar 9 urdhër arreste, ndërsa gjithsej janë 14 persona të dyshuar. Hetimet kanë nisur në janar të këtij viti nga prokuroria e Bolonjës.
Të paktën 30 vjedhje (e fundit e ndodhur pak ditë më parë) i atribuohen grupit kriminale, i cili zhvillonte aktivitetin në fshatrat e Bolonjës, Modenas dhe Ferraras, por edhe në Pordenone dhe Aleksandri.
Urdhrat jepeshin nga Shqipëria sipas mediave italiane. Mallrat e vjedhura kalonin nga Adriatiku me kamionë së bashku me mallra të tjera të rregullta duke përdorur portin e Ankonës dhe Barit. Vlera e materialeve të vjedhura përllogariten në shumën e 3 milionë euro.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY