PASAPORTA E TENDERIT/ Shpallet gara për koncesionin e Shërbimit Laboratorik në 18...

PASAPORTA E TENDERIT/ Shpallet gara për koncesionin e Shërbimit Laboratorik në 18 spitale

44
0
Shares

Zbulohet pasaporta e tenderit për shpalljen e garës për koncesionin e Shërbimit Laboratorik, si dhe lista e 18 spitaleve ku do të shtrihet ky koncesion,
Open Procurement Albania, kë publikuar pasaportën e Procedurës së Konkurrimit për Koncesionin me titull dhe objekt:

Financimi, projektimi, rinovimi, pajisja, riorganizimi dhe funksionimi i Koncesionin/Partneritetin Publik Privat për ofrimin e shërbimit laboratorik të 18 spitaleve si vijon

1.      Universitare Nënë Tereza, Shefqet Ndroqi (sanatarium), Spitali i traumës, Maternitetet Koco Glozheni dhe Mbretëreshë Geraldinë,
2.      Spitale Rajonale: Durrës, Berat, Fier, Vlorë, Shkodër, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, Dibër, Kukës dhe Lezhë.
3.      dhe atyre bashkiake të Sarandës e Lushnjë.

Forma e Kontratës:
Partneritet publik privat për shërbime publike
Burimi i Financimit të Projektit:
Buxheti i shtetit nëpërmjet Spitaleve subjekt i kësaj kontrate.
Koncesionari nuk do të paguajë asnjë tarifë koncesionare. Vlera totale e koncesionit është parashikuar 13 miliard lekë.
Data / Afati për paraqitjen e ofertës është 15 shkurt 2017 ora 15, në format elektronik, në gjuhën shqipe ose angleze.

http://openprocurement.al/sq/hconcession/view/id/6


Koncesioni ka afat 10 vjet, duke filluar nga momenti apo data e vënies në Funksion. Spitalet, laboratorët e të cilave janë përfshirë në këtë koncesion janë. Procedura është e hapur dhe vlerësimi i ofertës do të bëhet duke u bazuar në pesë kritere.
Ministria e Shëndetësisë ka përgatitur edhe një Memorandum Informacioni për këtë Koncesion, ku në faqen e parë të tij bëhet publik këshilltari International Finance Coorporation IFC, Ëord Bank Group. Memorandumi mban datën dhjetor 2016 dhe do ta gjeni tek akte të publikuara në pasaportën e këtij Koncesioni tek Open Procurement Albania.
Në dokumente standarde të kësaj procedure është parashikuar mbi Burimet Njerëzore dhe Plani i Trajnimit, si vijon: Ofertuesit pritet te paraqesin një Plan Rekrutimi, ne përputhje me Kodin e Punës te Republikës se Shqipërisë, me Rregulloren për Laboratorët Mjekësore dhe Standardin  te Performancës te IFC.

blabla

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY