LETRA/ Nëna e dy vajzave e larguar nga puna shkruan: E dashur...

LETRA/ Nëna e dy vajzave e larguar nga puna shkruan: E dashur drejtoreshë…!

52
0
Shares

Suela Godo është hequr nga puna ditët e fundit. Si punonjëse sociale prej 5 vjetësh në Qendrën Sociale “Shtëpia e Përbashkët”, në Tiranë, ajo është larguar thjesht dhe vetëm për arsye politike nga puna, sepse në vend të saj Partia, do të emërojë dikë tjetër, pa eksperiencë e kualifikim.
Nëpërmjet një letre drejtuar drejtoreshës së saj “të dashur”, Suela rrëfen se këto festa të fundvitit, për dy vajzat e saj të vogël, babagjyshi nuk do tu çojë ndonjë dhuratë, sepse “babagjyshi iu çon dhurata vetëm militantëve dhe servilëve në këtë vend”.

Letra e plotë e Suela Godos për drejtoreshën e Qendrës Sociale “Shtëpia e Përbashkët”, Arlinda Bilali

Sa e veshtire,
Prag festash dhe e papune !
Me dy femije, njeri sapo i ka mbushur 18 muajsh por kujt i behet vone nese atij femije i duhet qumesht, pampers, rroba,ushqime dhe shume gjera te tjera…
Sa lehte e kane te te hedhin mes 4 rrugeve, pa asnje shkak, arsye, pa asnje vrejtje, thjesht sepse po vjen fushata dhe Partia do zere vendin tend me militantet e saj.
Do sjelle parukiere e te diplomuar ne te gjithe universitet qe njeh Partia.
E dini cfare eshte gjeja me e keqe?
Mire qe te heqin nga puna, per arsye te arsyeshme ,por pa asnje arsye, nje pseudodrejtoreshe te therret ne zyre e te thote “punonjes social” o je o s’je dhe per kete arsye po te HEQ.
E dashur Arlinda Bilali une profesionin tim e kam ne gjak.
E kisha kur aplikova ne uiversitet, e desha me shume kur e fitova si dege dhe i mora te gjitha provimet pa mik dhe nese do me rijepej mundesia serisht Punonjese Sociale do isha sepse kjo eshte ajo qe di te bej me mire,dhe ajo qe kam bere per vite me radhe.
Eshte shume e rende nga ana juaj te me fyeni profesionin dhe angazhimin tim, pikerisht ju qe keni 7 muaj ne kete pozicion, ju qe i thoni punes “miremengjes” ne oren 1 te drekes dhe shumicen e rasteve nuk vini fare, ju qe futeni ne zyre dhe mbylleni “brenda” me celes, ju qe s’dini te beni asnje shkrese dhe i vetmi rendiment qe I jepni shoqerise eshte te hapni Facebook-un gjithe kohen.
Ju qe as nuk prisni dhe as nuk ndihmoni njerezit ne nevoje qe vijne ne qendren tone sociale per nje racion ushqim.
Ju zonja drejtoreshe edhe tualetin ua more femijeve me Aftesi te Kufizuar, ta perdorje per vete se kishe hall te mos takoje neper korridore perfituesit e qendres.
Ju zonja drejtoreshe nuk pyetet nese ne kemi punuar gjate ketyre viteve, nuk u informuat mbi kontributin tone social dhe ekonomik.
E  dashur drejtoreshe qendra jone vetem ushqimin ofron por ne kemi kontribuar cdo muaj per perfituesit e qendres, u kemi blere ilace, u kemi sjelle rroba, u kemi paguar dhe qerane e shtepive qe te mos flinin rrugeve, u kemi organizuar dhe ditelindjet femijeve sepse prinderit nuk kishin mundesi  dhe ju kjo pjese nuk ju interesoi kur me hodhet mes 4 rrugeve.
Ju erdhet katapult nga PDIU ne karrigen e shefit dhe merrni 800 mije lek duke bere like ne Facebook.
Sa keq per mua qe nuk zgjodha militantizmin per te bere karriere dhe per kete arsye nuk do te coj nje rroge ne shtepi per 2 vajzat e mia qe dhe kete vit po presin dhuraten e “babagjyshit”.
Por ti mos u shqeteso kesaj here do ju them: babagjyshi iu con dhurata vetem militanteve dhe servileve ne kete vend.

Sinqerisht për këto institucione fasadë
Suela Godo

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY