FATION BUNJAKU/Rama mund të humbasë mazhorancën, a mund të rrëzohet të enjten...

FATION BUNJAKU/Rama mund të humbasë mazhorancën, a mund të rrëzohet të enjten ligji i mbetjeve

42
0
Shares

Maxhoranca e majtë do të përballet seancën e fundit për këtë sesion parlamentar me sfidën e numrave për të kaluar apo jo, një prej ligjeve që ka ngjallur më shumë debat këto muaj: dekretin për ligjin e importit të mbetjeve.

Sipas një analize të votave të koalicionit të majtë, forca kryesore, PS, ka mbetur me 60 deputetë të regjistruar në Grupin e saj parlamentar, përfshirë edhe deputetin Eduard Ndocaj.

Po ashtu, PS ka 4 vota “besnike” tashmë, ato të deputetëve të përjashtuar nga Grupi i saj, Tom Doshi, Armando Prega, Mirela Ferracaku dhe deputetin e përjashtuar nga Grupi i PD, Mëhill Fufi. Ndërkohë që aleatja tjetër, Lëvizja Socialiste për Integrim, ka në radhët e saj 20 deputetë, ndërsa PDIU 5 deputetë.

Me këta numra, koalicioni i majtë, nëse janë të gjithë në Parlament dhe nëse votojnë me një qëndrim, arrijnë në total 89 vota. Por, duke qenë se në koalicionin e majtë ligji i mbetjeve është shndërruar në “mollë sherri”, dhe duke u qëndruar deklaratave të forcave politike të LSI-së dhe PDIU-së, atëherë PS mbetet pa votat e nevojshme dhe nuk arrin as në kuotën e 71 votave, që kërkon minimalisht rrëzimi i dekretit të Presidentit për ligjin e mbetjeve. Por si lëvizin numrat në krahun tjetër?

Vetë Partia Demokratike ka në radhët e saj 45 deputetë, dhe bashkë me dy votat e Fatmir Mediut dhe Agron Dukës shkon në 47 vota.

Kjo shifër shtohet me 4 vota, pasi kundër miratimit të ligjit të mbetjeve janë deklaruar edhe deputetët pa grupe parlamentare, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi i LIBRA-s, Vangjel Dule i PBDNJ-së dhe Nard Ndoka i demokristianëve. Bashkë me deputetët pa grup parlamentar, PD+PR shkon në 51 vota në Kuvend.

Me këtë shifër, do të mjaftonin vetëm 20 votat e LSI-së për ta përmbysur situatën, duke rrëzuar një prej ligjeve që ka ngjallur më shumë irritim në publik dhe shoqërinë civile.

Pra nëse PD+PR me të pavarurit dhe LSI do të bashkoheshin, numrat e tyre do të shkonin në 71 vota. Shto këtu faktin se edhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka deklaruar votën kundër importit të mbetjeve, kjo do të mundë- sonte rrëzimin e nismës së maxhorancës.

Një tjetër sfidë e ditës së enjte do të jetë dhe projektligji i propozuar nga LSI për ndryshimin e ligjit të koncesioneve dhe partneritetin publik-privat. Kjo nismë, prej 8 muajsh fle në sirtarët e Kuvendit dhe parashikon që koncesionet që kalojnë kontrata mbi 4-vjeçare të mos firmosen nga qeveria, po vetëm të votohen në Parlament.

Edhe për këtë nismë, nëse do të këtë një bashkëpunim mes PD+PR dhe LSI dhe 4 deputetëve të pavarur, mund të realizohet miratimi me 71 vota në Kuvend.

Të enjten është përfshirë në axhendë dhe projektligji i 6 deputetëve për “lojërat e fatit”, nismë që parashikon shtyrjen me dy vite të ligjit të miratuar nga shumica e majtë, e cila detyron kazinotë të largohen nga qendrat e qyteteve, por të spostojnë kazinotë e tyre në zonat turistike./Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY