I dehur në timon, përplas dy këmbësorë në Elbasan

I dehur në timon, përplas dy këmbësorë në Elbasan

46
0
Shares

Drejtuesi në gjendje të dehur përplas makinën e parkuar dhe më pas dy këmbësorë. Policia ka arrestuar Themistokli Bebin, 53 vjeç, banues në Elbasan.
 Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 60-vjeçari R.S dhe 59-vjeçari A.M, të dy banues në Elbasan. Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
 Bebi duke drejtuar mjetin tip “Benz” veturë me targa AA 171 AU, në afërsi të bashkisë Elbasan, në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit.
Si pasojë, është përplasur me mjetin  tip “Benz” me targa AA 031 JB, i cili ka qenë i parkuar dhe më pas ka aksidentuar dy këmbësorët.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY