Bie poshtë shëndetësia falas? “Familjet shqiptare paguajnë 380 mln dollarë për kurim”

Bie poshtë shëndetësia falas? “Familjet shqiptare paguajnë 380 mln dollarë për kurim”

53
0
Shares

Familjet shqiptare paguan mbi 380 milionë dollarë për t’u kuruar nëpër spitalet e vendit gjatë vitit 2014. Shifra bëhet publike nga Banka Botërore, e cila sqaron se shpenzimet nga xhepi të familjeve shqiptare kanë vazhduar me të njëjtin ritëm edhe dy vitet pasuese duke nxjerrë zbuluar premtimin e gënjeshtërt të qeverisë për shëndetësi falas.
Madje, të dhënat, të cilat janë publike në faqen zyrtare të Bankës Botërore, tregojnë se qeveria jo vetëm që nuk i ka lehtësuar familjet nga kostot e kurimit, por i ka detyruar ato të shpenzojnë më shumë nga xhepi nëpër spitalet e vendit, private apo publike qofshin këto.
Shifrat
Shpenzimet totale për shëndetësinë në Shqipëri arrijnë në rreth 80 miliardë lekë në vit, duke përfshirë fondet që jep buxheti, por edhe pagesat që kryejnë familjety nga xhepi.
Sipas Bankës Botërore, Shqipëria është një nga vendet me nivelin më të lartë në botë të shpenzimeve nga xhepi për shëndetësinë. Më konkretisht, gati gjysma e shumës prej 80 miliardë lekësh që shpenzohet në total për shëndetësinë në shqipëri, vijnë nga pagesat direkte të familjeve dhe vetëm gjysma mbulohet nga buxheti i shtetit.

Në vitin 2013, kur qeveria erdhi në pushtet me premtimin për të ofruar shëndetësi falas për qytetarët, pesha e shpenzimeve nga xhepi që kryenin familjet ishte 49.7 për qind e shpenzimeve totale. Por një vit më vonë shifra u rrit në 49.9 për qind, ndërsa kontributi i buxhetit u ul nga 51.3  për qind në 51.1 për qind.
Ofrimi i shërbimit shëndetësor falas ishte një nga premtimet më të forta të Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2013. Sipas Edi Ramës, qeveria e tij do të garantonte që të sëmurët të kuroheshin pa paguar para nëpër spitale duke bërë që shërbimi shëndetësor të ishte i vlefshëm për të gjithë, përfshirë të varfrit.
Por siç tregojnë shifrat e Bankës Botërore, familjet shqiptare paguajnë shifra marramendëse nga xhepi për t’u kuruar në spitalet e vendit, publike apo private qofshin këto shkruan Syri.net
Të vetmet shërbime që qeveria ofron falas, janë ato të konçesioneve që qeveria ka transferuar tek kompanitë private, si check up-i, sterilizimi dhe shërbimi hemodializës.
Industria e konçesioneve vazhdon të zgjerohet duke siguruar fitime marramendëse për kompanitë private të përzgjedhura nga qeveria. Por kjo nuk i ka lehtësuar shpenzimet për kurim të familjeve shqiptare, përfshirë atyre në nevojë, të cilat në shumë raste nuk kanë akses në shërbimin shëndetësor.

shendetesia 2

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY