Shpërthimi në Stamboll, 13 të vdekur dhe 20 të plagosur, ndalohet transmetimi...

Shpërthimi në Stamboll, 13 të vdekur dhe 20 të plagosur, ndalohet transmetimi nga televizionet

52
0
Shares

Bilanci i sulmit në Stamboll bëhet tragjik. Të paktën 13 policë raportohen të kenë vdekur dhe 20 të tjera të jenë plagosur, sipas medieve turke.

Në fakt mediat televizive janë ndaluar të raportojnë nga rregullatori kombëtar por burime informale kanë dhënë shifrat e mësipërme.

Në fillim u njoftua se 20 policë ishin plagosur nga një shpërthim pranë një stadiumi futbolli në Stamboll sipas ministrit të Brendshëm të Turqisë.

Shpërthimi ndodhi dy orë pas një ndeshje futbolli në Beshiktash Arena ndërmjet Beshiktash dhe Bursaspor, dy prej skuadrave më të forta të Turqisë.

Media lokale raportoi se tifozët ishin shpërndarë ndërkohë që ndodhi shpërthimi. Bursaspor njoftoi në Twitter se asnjë nga grupet e tifozëve nuk ishte përfshirë në goditjen e shpërthimit dhe se nuk kishte të plagosur.

Ministri Soylu tha: “Ajo ishte një makinë bombë e vendosur në një zonë ku janë vendosur forcat speciale të policisë, menjëherë pas ndeshjes kur tifozët kishin lënë stadiumin.

“Ne nuk kemi asnjë informacion mbi numrin e të vdekurve. Shpresojmë se nuk do të ketë.”, ka përfunduar ministri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY