Alibeaj heq një pjesë të mjegullës mbi lirimin e Lul Berishës, roli...

Alibeaj heq një pjesë të mjegullës mbi lirimin e Lul Berishës, roli i Edi Ramës

38
0
Shares

PD ka të dhëna se lirimi i Lulzim Berishës është kryer përmes ndikimit të Kryeministrit të vendit, Edi Rama.

Sipas Enkelejd Alibeaj, sekretar për Rendin dhe Sigruinë në PD, thuhet se “pas kësaj qendron Edi Rama, i cili jo vetëm nuk zbaton ligjin për dekriminalizimin, jo vetëm nuk bën asnjë përpjekje për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, jo vetëm nuk lufton drogën dhe kartelet e saj, por krejt në të kundërt me këto kërkesa të shqiptarëve, të ndërkombëtarëve, i fron lirinë Lulzim Berishës, i njohur botërisht si kreu i bandës së Durrësit”.

Sipas PD Raka akuzon gjithë ditën gjykatësit por hesht kur lirohet Lulzim Berisha. “Një bandë tashmë e provuar për krimet e shumta, për vrasjet, për trafikun e lëndëve ndakotike, dhe për angazhimin serioz në krah të Partisë Socialiste dhe Edi Ramës në zgjedhjet e fundit, duke kërcënuar qytetarët e dhunuar votën.

Edi Rama ka bërtitur me të madhe kundër gjykatësve për gjëra shpesh edhe banale, ose për vendime që nuk i kanë pëlqyer, që kanë qënë kundër interesit të tij, por nuk thotë asnjë fjalë për lirimin e Lulzim Berishës, kreu i bandës famëkeqe të Durrësit.

Pse hesht Edi Rama?

Pse drejtësia qenka në rregull kur lirohet banditi i tij që i siguron vota në Durrës, duke dhunuar qytetarët?

Këto janë dy standardet e tij. Kjo është në fakt drejtësia që kërkon Edi Rama. Ta ketë nën kontroll, ta urdhërojë, të jetë nën shërbimin e tij, për interesat e tij, për banditët e tij”, thuhet në deklaratën e PD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY