SHBA, “qeni i tërbuar” emërohet sekretar i ri i Mbrojtjes

SHBA, “qeni i tërbuar” emërohet sekretar i ri i Mbrojtjes

43
0
Shares

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka caktuar gjeneralin në pension të marinës, James Mattis si sekretarin e ardhshëm të Mbrojtjes.
Mattis, 66 vjeçar, i bashkohet ekipit të sigurisë kombëtare të Trump, që tashmë përfshijnë gjeneralin në pension Michael Flynn si këshilltar të sigurisë kombëtare dhe ligjvënësin Mike Pompeo si drejtor të CIA-s.
Njoftimi zyrtar pritet të bëhet në fillim të javës së ardhshme.
Për të marr postin, do të duhet që Kongresi amerikan të miratojë një legjislacion të ri për të kapërcyer një ligj federal që thotë se sekretarët e mbrojtjes nuk duhet të kenë qenë në detyrë aktive shtatë vjet para marrjes së detyrës.
Kongresi ka bërë një përjashtim të ngjashëm një here më parë, kur gjenerali George C. Marshall u emërua në detyrë në vitin 1950.
donald trump - james mattis

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY